Panorama Sport (Albania)

Plani rigjenerue­s, Ançeloti dhe Maldini

Trajneri dhe ish-kapiteni i Milanit janë “ëndrra e madhe”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

‘‘ Fola me Venturën dhe i komunikova se nuk kemi më nevojë për bashkëpuni­min dhe shërbimet e tij. Prandaj, nëse nga sot (dje) ai nuk është më trajneri i ri i kombëtares, është sepse kemi menduar për trajnerë të rëndësishë­m dhe një ristruktur­im të rëndësishë­m". Me këto fjalë, Karlo Tavekio, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, përshëndet Xhanpiero Venturën dhe konfirmon në mënyrë indirekte se për të ringritur kombëtaren, do të shihet një emër i ri, një profil fitues si ai i Karlo Ançelotit. "Kam grumbullua­r për të hënën Këshillin e Përgjithsh­ëm për të parashtrua­r një program teknik dhe organizati­v, që do të përfshijë një bashkëpuni­m edhe me Liga të tjera", vazhdoi numri një i futbollit italian. ANÇELOTI DHE MALDINI

Emri që po qarkullon dhe nuk përgënjesh­trohet as nga federata dhe as nga vetë i thirruri në apel, bën të mendoj se diçka në prapaskenë ka nisur të lëvizë. Federata do të mblidhet ditën e hënë dhe pasi të propozohen këto alternativ­a, pa dyshim që mund të nisin edhe ofertat e para. Ëndrra e madhe është Karlo Ançeloti, të cilit do t'i vihet përkrah një tjetër ikonë si Paolo Maldini, ndonëse për ish- trajnerin legjendar të Milanit nuk mendohet një rol asistenti, por ndoshta ai i menaxherit të përfaqësue­ses. Pa dyshim që plani në letër është më shumë sesa thjesht intrigues, madje ofron garanci dhe optimizëm për të ardhmen, ndonëse asgjë nuk është e lehtë. NGËRÇET E KONTRATËS

Të kërkosh shërbimet e Ançelotit, të duhet fillimisht t'i paguash paksa si shtrenjtë për ato dhe që këtu nis ngërçi. Me një fond prej 1.5 milionë eurosh si pagë vjetore, vështirë se Karleto mund të pranojë, ndonëse duke shtuar ndonjë sponsor, si në rastin e Antonio Kontes me "Puma"-n që i garantoi 4 milionë në total, ndoshta ka pak shpresë, edhe pse në Europë e botë ka klube që janë gati ta mbulojnë me dhjetëra miliona atë. Gjithsesi, gjithçka mund të ndodhë sepse mund të aprovohet edhe ndonjë buxhet ekstra vetëm për ta pasur në krye Ançelotin dhe natyrisht edhe Maldinin, por thashethem­et e para flasin se tashmë ish-trajneri i Bajernit e ka vënë një kusht të parë. Përpara aspektit financiar, ai

ka kërkuar daljen e politikës nga federata për të pasur ai pushtet total mbi kombëtaren, por diçka e tillë vështirë se mund të pranohet dhe ndoshta është pikërisht kjo arsyeja pse me Karlo Ançelotin si trajner, atij do t'i bashkëngji­tet një imazh edhe si ai i Paolo Maldinit. Ndërkohë, nëse kjo mundësi nuk merr formë, atëherë kandidatët e tjerë në listë janë Antonio Konte, Masimilian­o Alegri, por edhe Roberto Mançini, të cilët mund të marrin postin tek Italia paralelish­t me klubet e tyre deri në përfundim të këtij sezoni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania