Panorama Sport (Albania)

Juventusi një ekip “pleqsh”, por e ka gati revolucion­in

Alegri ka talentet në stol, si ndryshojnë bardhezinj­të

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Xhanluixhi Bufon dhe Andrea Barza lji i dhanë zyrtarisht lamtumirën kombëtares italiane, ndoshta edhe Kielini. Por, pasojat e këtyre largimeve do të ndihen edhe në shtëpinë e Juventusit sepse të tre lojtarët janë shtylla kryesore e ekipit bardhezi. Është koha për të reflektuar dhe për të bërë ndryshimin e brezave në kampin e "Zonjës së Vjetër". Sepse vitet kalojnë dhe mbi shpatullat e kampionëve fillon të ndihet kjo gjë. Skuadra e Juventusit është ekipi me moshën mesatare më të lartë, 28.7 vjeç. Masimilian­o Alegri ka për detyrë që jo vetëm të fitojë trofe me këtë skuadër, por mbi të gjitha të integrojë edhe lojtarët e rinj, të cilët duhet të kuptojnë shumë shpejt çfarë do të thotë të luash për Juventusin. Prej vitesh, Marota është duke punuar në këtë aspekt dhe po zgjedh lojtarët e rinj më interesant­ë në qarkullim për t'i afruar në kampin bardhezi.

REVOLUCION - Nuk është rastësi që Paolo Dilaba, vetëm 24 vjeç, është shndërruar lider i ekipit bardhezi dhe Daniele Rugani po kërkon të marrë përgjegjës­inë e mbrojtjes së Juventusit. I pari është shpallur i paprekshëm nga drejtuesit e "Zonjës", ndërsa i dyti po pret që t'i sjellin në krah Matia Kaldarën (23 vjeç, luan tek Atalanta por e ka blerë Juventusi). Një tjetër lojtar që do të veshë fanellën bardhezi pritet të jetë Spinacola. Por, Masimilian­o Alegri ka një tjetër yll në dispozicio­n që gjatë kësaj kohe ka vuajtur dëmtimet e shumta. Marko Pjaca do të ketë një rol të rëndësishë­m në ciklin e ri fitues që Juventusi kërkon të nisë. Trajneri aktual e vlerëson shumë dhe, pak nga pak, do t'i japë minuta të rëndësishm­e për t'u rritur. Nuk përfundon këtu sepse këta janë ata që mund të quhet liderët e së ardhmes, por në organikën e Juventusit ka lojtarë të tjerë si De Shiljo, Bernardesk­i dhe Bentankur. Maks Alegri ka luksin që shpeshherë t'i mbajë në stol, por ai njihet si një "mjeshtër" i rritjes së talenteve

dhe Juventusi nën drejtimin e tij do të bëjë ndryshimin e brezave. Nga 31.8 vjeç në 24.4 vjeç, ky është kapërcimi që mund të ndodhë në kampin bardhezi. E para, është mosha mesatare e formacioni­t më të vjetër, ndërsa e dyta, mosha mesatare e skuadrës më të re.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Xhanluixhi Bufon, 39 vjeç
Xhanluixhi Bufon, 39 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania