Panorama Sport (Albania)

“Aromë” divorci mes Modriç dhe Realit, e duan 3 gjigantë

Man. Junajtid, PSG dhe Juventus bëhen gati

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Bepe Marota ka treguar se rruga e Juventusit do të jetë ajo e rinovimit të skuadrës, por kur bëhet fjalë për një kampion, ai është gati që të bëjë një përjashtim. Një nga këta është Luka Modriç, mesfushori 32- vjeçar i Realit të Madridit dhe kapiteni i Kroacisë, që e udhëhoqi drejt Botërorit të Rusisë në "playoff"in kundër Greqisë. Inteligjen­cë, klas, personalit­et i jashtëzako­nshëm. Modriç është ndoshta nga ata pak lojtarë që të kujton Andrea Pirlon. Sipas spanjolles "Don Balon", në gjurmët e ish-asit të Totenhemit nuk janë vendosur vetëm kampionët e Italisë, të cilët kanë pyetur në Madrid për mundësinë e transferim­it të tij, por edhe dy gjigantë, që financiari­sht janë nga më të fuqishmit në botë, PSG dhe Mançester Junajtid. "PSG, Mançester Junajtid dhe Juventus janë klubet që janë gati ta lajnë në ar për atë që do të ishte kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij", shkruante "Don Balon". Modriç është takuar dhe me trajnerin Zidan për ta diskutuar të ardhmen e tij. Një arsye që mund të nxisë yllin për t'u larguar nga Madridi është edhe viti i pestë i kontratës së tij në La Liga, kështu që ai nuk mund të përfitojë më nga "Ligji Bekham", duke u detyruar që të paguajë gjysmën e rrogës së tij taksë. Prandaj zgjidhja më e mirë

do të ishte një rikthim në Premier Ligë, këtë herë me ngjyrat e "djajve", një përvojë e re në Serinë A, por pse jo edhe eksperienc­a e një kampionati në rritje, si Liga e Parë Franceze, që i ka shtuar shumë kuotat pas transferim­it të Nejmarit nga Barcelona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania