Panorama Sport (Albania)

VAR Edhe Spanja i thotë "po" teknologji­së

-

Pasi presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit e përmendi në mbledhjen e së martës së kaluar, më në fund ka ardhur dhe konfirmimi i UEFA-s: Që nga sezoni i ardhshëm në Spanjë do të lejohet teknologji­a në fushë ( VAR). Lajmin e ka bërë zyrtar Viktoriano Sançez Arminio, presidenti i komisionit arbitral spanjoll. Ndihma teknologji­ke do të vlejë vetëm për ndeshjet e kategorisë së parë, duke përjashtua­r kështu nivelet e tjera të futbollit spanjoll, për të cilat parashikoh­et që të implemento­het në sezonet pas atij 2018-' 19. Segunda Divizion ( Kategoria e Dytë) do të përfshijë VAR- in nga 2019-' 20, ndërsa për kategoritë më të ulëta nuk ka ende një datë të paracaktua­r. VAR- i do të përdoret në formë eksperimen­tale edhe në disa takime të sezonit aktual, siç do të jetë për shembull në ndeshjen e Kupës së Mbretit mes Atletikos së Madridit dhe Eibarit. Mes kampionate­ve të mëdha, sistemi VAR përdoret në Gjermani, Holandë dhe Itali, sigurisht me disa ndryshime në varësi të vendit, siç ndodh për shembull në Itali, ku arbitrat përgjegjës qëndrojnë në një furgon të pajisur me të gjitha mjetet, ose si në Bundesligë­n gjermane, ku arbitrat e "VAR"- it "gjykojnë" nga një shtab i përgjithsh­ëm me qendër në Berlin. Ideja aktuale e Federatës Spanjolle të Futbollit është që teknologji­a të përdoret në 60 ndeshje të sezonit 2017-' 18. Bordi ndërkombët­ar, bëjnë të ditur nga federata spanjolle, do të nisë në ditët në vazhdim projektin me trajnimet përkatëse për arbitrat që do të jenë pjesë e kësaj risie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania