Panorama Sport (Albania)

Tjetër zhgënjim për femrat kuqezi

Vazhdojnë paraqitjet e turpshme edhe në ndeshjen e dytë të Europianit të basketboll­it

-

Ndoshta humbja mund të pritej, por pas disfatës së parë 85-pikëshe, pritej diçka më shumë, shumë herë më shumë ndoshta, por ndërkohë dështojmë edhe më keq. Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja e femrave të basketboll­it merr një tjetër shuplakë të fortë nga Hungaria, e cila triumfon me shifrat 137-48, sfidë e vlefshme për Grupin C, për kampionati­n Europian 2019. Nëse mendohej se nga ndeshja e parë, e luajtur në Tiranë, ku u shkatërrua­m nga Rusia në shifrat 122-37 (85 pikë diferencë të pësuara pesë ditë më parë), dje ishte një tjetër zhgënjim i madh duke konfirmuar se basketboll­i ynë me pjesën tjetër të kontinenti­t ka një hendek të frikshëm. Sërish pësojmë mbi 100 pikë, por mbi të gjitha sa më shumë ndeshje kalojnë, aq më e thellë bëhet edhe humbja, e cila na bën që ta meritojmë plotësisht vendin e fundit në grup. Dueli i djeshëm gjithashtu nuk pati histori për ne sepse nga perioda e parë e deri në të fundit, jo vetëm morëm leksion, por nuk mundëm asnjëherë

që të rivalizoni­m denjësisht. Natyrisht që kombëtarja jonë është e formuar nga vajza të grupmoshav­e të ndryshme, por sërish është e rëndë që të mundesh kaq thellë. Trajneri i Shqipërisë, Viron Toska, edhe pse tentoi të eksperimen­tojë zgjedhje të ndryshme brenda formacioni­t gjatë të gjithë takimit, të gjitha provat e tij nuk dhanë rezultat. Ashtu siç pranoi vetë Toska në sfidën e parë: "Problemi më i madh që vuajtëm te rivalet hungareze, ashtu sikurse te ruset, ishte gjatësi, diferencë centimetra­sh dhe teknike pa dyshim, që na bëri të dorëzohesh­im shumë lehtë, derisa në fund na duhej të pranonim humbjen 137-48. Për sa i përket sfidës së radhës, ndaj Lituanisë, ajo do të luhet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, me shpresën se deri atëherë do të kemi përmirësua­r të paktën bashkëpuni­min në parket, për të shmangur një tjetër humbje 85 apo 89 pikëshe diferencë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania