Panorama Sport (Albania)

Shkarkohet Ventura, gati dyshja Ançeloti-Maldini

Bordi i federatës votëbeson presidenti­n, jo unanimisht

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndoshta do të kish te qenë më e drejtë sikur të kishte qenë vetë ai që ta paraqiste dorëheqjen, të vinte fytyrën e tij përpara kësaj drame italiane menjëherë pas ndeshjes me Suedinë, por për Xhanpiero Venturën duhej një mbledhje bordi për të marrë vendimin final. Dje, në orën 18:20, Xhanpiero Ventura u largua zyrtarisht nga detyra si trajner i Italisë dhe sigurisht që nuk do të kthehet më kurrë në një post të tillë duke parë atë që ndodhi mes datës 10 dhe 13 nëntor (dy ndeshjet me Suedinë). Bordi drejtues i Federatës Italiane të Futbollit u mblodh ditën e djeshme në orën 16:00, një takim që zgjati dy orë e pak minuta, ku përveç vendimit të pashmangsh­ëm për largimin e trajnerit Ventura nga kombëtarja, u bë edhe një votim i hapur, pasi kërkohej edhe "koka" e presidenti­t të institucio­nit të futbollit italian, Karlo Tavekio. Ky i fundit, i cili kishte qëndruar deri dje në heshtje, mori votat e Renco Ulivierit (Presidenti i Shoqatës së Trajnerëve), Marçelo Nikit (Presidenti të Shoqatës së Arbitrave) dhe Gabriele Garvinas ( Presidenti i skuadrave të Kategorisë së Tretë, Lega Pro) dhe Andrea Abodit (presidenti i Serisë B), por jo të Damiano Tomazit (presidenti të Shoqatës së Futbollist­ëve). Fakti që Karlo Tavekio nuk mbron vetëm rolin kryesor në federatë, por edhe atë të presidenti­t të Ligës italiane, shtyu mbështetës­it e tij që ta kursenin këtë hap tani: "Nëse do ta kishte dhënë vetë dorëheqjen, do e pranonim, por të shkaktonim një boshllëk pushteti në këtë moment, jo vetëm në federatë, por edhe në Ligën e futbollit italian, do të ishte një dopio vetëvrasje pas asaj që

ndodhi me kombëtaren", u shpreh Gravina.

DIVORC NERVOZ - Pa dyshim që moskualifi­kimi për në Botëror ishte mjaftueshë­m për t'u larguar, ndonëse të fajësosh vetëm Xhanpiero Venturën, është shumë e thjeshtë. Fakti që ai nuk diti ndoshta të

menaxhojë disa situata nervoze që turbulluan ambientin. Pas humbjes me Spanjën, në "Bernabeu", në grup pati revolta në lidhje me zgjedhjet e trajnerit, të cilat degjenerua­n më pas në barazimin 1-1 me Maqedoninë në Torino, apo akoma më shumë pas humbjes me Suedinë në ndeshjen e parë. Pas asaj sfide, disa nga senatorët e Italisë kërkuan të marrin situatën në dorë duke "urdhëruar" për ndeshjen e "San Siro"-s një formacion taktik 3- 4- 3 kundrejt 3- 5- 2 të Stokholmit, në mënyrë që në fushë të luante edhe Insinje. Ventura shpërtheu: "Tani bëjeni ju formacioni­n!", por hakmarrja e tij u kuptua qartë edhe nga gjesti i De Rosit të hënën, i cili nuk donte të zbriste në fushë duke "sponsorizu­ar" Insinjen në vend të tij, pasi skuadrës i nevojitej fitorja. Me pak fjalë, edhe këto tensione brenda skuadrës dërguan në shkarkimin e pashmangsh­ëm të Venturës, por mbi të gjitha edhe të mbylljes së një cikli me veteranë si Bufon, Barzalji, Kielini dhe pikërisht De Rosi, të cilët vendosën dorëheqjen e tyre nga "axurrët".

 ??  ??
 ??  ?? momentit, ndoshta Ventura bën edhe një gafë duke qenë se në të vërtetë janë 3 humbje, 9 fitore dhe 4 barazime, sepse përveç disfatës 3-0 në "Bernabeu" me Spanjën, dhe humbjes 1-0 në ndeshjen "play-off" me Suedinë, është edhe dështimi 1-3 me Francën në miqësoren e zhvilluar në Bari, në debutimin e tij në krye të Kombëtares, që me sa duket tashmë ish-trajneri i Italisë pati harruar. "Kam shkruar historinë në një farë mënyrë? Për fat të keq, po! A do të dorëhiqem? Po!", përfundoi Ventura, ndonëse përpara shkarkimit të djeshëm, këtë deklaratë për "Le Iene" ai e kishte përgënjesh­truar, edhe pse video nuk gënjente.
momentit, ndoshta Ventura bën edhe një gafë duke qenë se në të vërtetë janë 3 humbje, 9 fitore dhe 4 barazime, sepse përveç disfatës 3-0 në "Bernabeu" me Spanjën, dhe humbjes 1-0 në ndeshjen "play-off" me Suedinë, është edhe dështimi 1-3 me Francën në miqësoren e zhvilluar në Bari, në debutimin e tij në krye të Kombëtares, që me sa duket tashmë ish-trajneri i Italisë pati harruar. "Kam shkruar historinë në një farë mënyrë? Për fat të keq, po! A do të dorëhiqem? Po!", përfundoi Ventura, ndonëse përpara shkarkimit të djeshëm, këtë deklaratë për "Le Iene" ai e kishte përgënjesh­truar, edhe pse video nuk gënjente.
 ??  ??
 ??  ?? Bëmat e Xhanpiero Venturës duket se nuk kanë fund. Pas katastrofë­s sportive të shkaktuar të hënën në mbrëmje duke mos u kualifikua­r për në Botërorin rus, 69-vjeçari italian ka goditur sërish me deklaratën e tij për "Le Iene" në Italia 1, ndërsa ngjitej në avionin që do ta dërgonte në shtëpinë e tij, në Bari. "Botërori pa Italinë? Po, do të jetë i shëmtuar, por unë çfarë mund të bëj? Për fat të keq, nuk u kualifikua­m. E kam thënë edhe më parë, u kërkoj falje të gjithë italianëve për rezultatin sportiv. Gjithsesi, statistika­t e mia janë më të mirat e 40 viteve të fundit, kam humbur vetëm 2 ndeshje në dy vjet". Por, përveç kësaj lajthitjej­e të
Bëmat e Xhanpiero Venturës duket se nuk kanë fund. Pas katastrofë­s sportive të shkaktuar të hënën në mbrëmje duke mos u kualifikua­r për në Botërorin rus, 69-vjeçari italian ka goditur sërish me deklaratën e tij për "Le Iene" në Italia 1, ndërsa ngjitej në avionin që do ta dërgonte në shtëpinë e tij, në Bari. "Botërori pa Italinë? Po, do të jetë i shëmtuar, por unë çfarë mund të bëj? Për fat të keq, nuk u kualifikua­m. E kam thënë edhe më parë, u kërkoj falje të gjithë italianëve për rezultatin sportiv. Gjithsesi, statistika­t e mia janë më të mirat e 40 viteve të fundit, kam humbur vetëm 2 ndeshje në dy vjet". Por, përveç kësaj lajthitjej­e të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania