Panorama Sport (Albania)

Teuta Teuta fiton fiton me polemika, Tavo: Tavo: Arbitër Arbitër bastard, bastard, do prishim prishim kampionati­n kampionati­n

Bluzinjtë mallkojnë shtyllat, Dediç bën diferencën me dopietë

- TOMOR SHEHU

Gjyqtari Gjyqtari Blerim Blerim Ziri Ziri tërbon tërbon gjirokastr­itët gjirokastr­itët me me vendime vendime të të dyshimta dyshimta dhe dhe sulmohet sulmohet nga nga tifozët tifozët pas pas ndeshjes. ndeshjes. Reagon Reagon ashpër ashpër Luftëtari: Luftëtari: Ky Ky është është arbitri arbitri që që fut fut njerëz njerëz me me çanta çanta në në dhomë! dhomë!

Teuta gjen fitoren pas dy muajsh krize dhe këtë e bën në fushën e Luftëtarit, në një ndeshje dramatike, që mbajti në ankth tifozët deri në minutën e 94-t. Edhe pse gjirokastr­itët bënë një paraqitje të jashtëzako­nshme, nuk morëm të paktën asnjë pikë, teksa në fund me shifrat 2-3 triumfoi ekipi i Gugash Maganit. Ishte një takim që i pati të gjitha, pasi protagonis­të me vendime shumë të dyshimta u bënë gjyqtarët nga Fushë-Kruja, me kryesor Blerim Zirin. Gjirokastr­itët u irrituan pa masë, duke filluar nga lojtarët në fushë dhe deri te tifozët dhe drejtuesit e klubit. Anel Dediç u bë hero për miqtë me dy gola, njëri prej tyre me penallti, që u kontestua ashpër nga bluzinjtë. Latif Amadu hapi serinë e golave, ndërsa Luftëtari gjeti barazimin e përkohshëm me Dejvi Bregun në startin e pjesës së dytë. Bluzinjtë dhuruan spektakël në shumë momente të lojës, por fati nuk ishte me ta, pasi dy herë Abazaj dhe Bregu tronditën traversën.

PJESA E PARË - Ndeshja nis me Luftëtarin që kërkon të shpërngulë lojën në gjysmëfush­ën e Teutës. Bregu jep sinjalin e parë të rrezikshëm, ndërsa më pas kundërpërg­jigjen durrsaket me Hrkaç. Loja është e ekuilibrua­r për minuta të tëra, edhe pse gjirokastr­itët e qarkullojn­ë më shumë topin. Diferencën e bën Reza Karimi, iraniani që është huazuar te Teuta nga Skënderbeu. Një lëvizje e mesfushori­t në krahun e majtë, e shoqëruar me një asist për Latif Amadu, sjell goditjen me kokë të këtij të fundit, që përfundon në rrjetë. Pësimi i golit nuk i dekurajon bluzinjtë, të cilët kanë një vetëbesim te forcat e tyre dhe arrijnë të rrezikojnë në disa raste portën durrsake. Rroca është i pafat, pasi gjuan nga brenda zonës, por mbrojtësi Beqaj bën portierin, duke e larguar topin në vijën fatale. Pjesa e parë mbyllet me një veprim të bukur të Karimit, që godet dhe topi grushtohet nga portieri Ruçi.

PJESA E DYTË - Luftëtari bëhet i papërmbajt­shëm sapo nis pjesa e dytë. Goli i barazimit është thjesht punë sekondash dhe, për më tepër, vjen pas 9 pasimeve të sakta (tiki-taka), duke u finalizuar nga Dejvi Bregu. Gjirokastr­itët bëhen me krahë dhe dominojnë lojën. Traversa i mohon golin e dytë Luftëtarit pas goditjes nga jashtë zone të Kristal Abazajt. Janë minuta që flasin vetëm për

gjirokastr­itët, ndërsa Teuta e ka të vështirë të kalojë mesin e fushës. Megjithatë, mjafton një episod që durrsakët të ndëshkojnë vendësit. Pas një faulli të shumëkonte­stuar nga rreth 25 metra larg portës, Dediç lëshon një të djathtë perfekte dhe gjen Ruçin në "gjumë". Gjirokastr­itët

shokohen nga ky gol, por kurrsesi nuk dorëzohen. Mirëpo, sërish Dediç bëhet makth, teksa këtë herë rrëzohet në zonë pas kontaktit me Zeqajn dhe gjyqtari Ziri akordon penallti. Boshnjaku godet saktë dhe me 1-3 Luftëtari të jep përshtypje­n se është dorëzuar. Por, nuk ndodh

kështu. Bregu trondit traversën pas një goditjeje mjeshtëror­e, ndërsa shkurtimi i diferencës vjen në limit, kur Sykaj shkakton autogol. Katër minutat shtesë nuk sjellin ndryshime në rezultat dhe kësisoj Teuta e Maganit del me tri pikë të arta nga fusha e Gjirokastr­ës.

 ??  ?? Lojtarët dhe stafi i Luftëtarit ironizojnë daljen e gjyqtarëve nga fusha duke i duartrokit­ur
Lojtarët dhe stafi i Luftëtarit ironizojnë daljen e gjyqtarëve nga fusha duke i duartrokit­ur
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania