Panorama Sport (Albania)

Starova do 3 pikët në Laç, Partizani piketon dy mbrojtës

Synohet edhe rikthimi i Renato Arapit që luan te Boluspori në kampionati­n turk

- ARMAND HALILI

Partizani ka nisur të mendojë që në këto momente për merkaton e janarit, pasi alternativ­at janë të pakta dhe lojtarët cilësorë kontaktohe­n nga shumë klube. Dy nga repartet, që të kuqtë janë duke menduar për ta përforcuar, janë mbrojtja dhe sulmi. Por, nëse për ofensivën skuadra e Starovës është duke pritur alternativ­a nga jashtë vendit, për prapavijën kanë nisur të dalin në skenë edhe emrat e parë. Burime pranë klubit kanë konfirmuar për "Panorama Sport" se stafi teknik i kryeqyteta­sve pëlqen qendërmbro­jtësin e Kamzës, Ivan Fushtar. 28-vjeçari kroat, që ka luajtur edhe më parë në Superiore me Flamurtari­n, është një nga dëshirat e të kuqve. Lojtari ka një kontratë me Kamzën, gjë e cila e ndërlikon disi kalimin e tij te Partizani, por më shumë se kaq në garë për të marrë shërbimet e tij është edhe Skënderbeu. Me sa duket sfida mes dy ekipeve, përveçse në fushën e blertë, është zhvendosur edhe në merkato. Gjithsesi, Partizani shpreson te dëshira e lojtarit për të luajtur dhe jetuar në kryeqytet. RIKTHIMI

Ndërkohë një tjetër emër që ka dalë në skenë, jo i panjohur për kampin e kuq, është ai i Renato Arapit. Mbrojtësi, që mund të luajë në çdo pozicion të prapavijës, aktualisht është te skuadra e Bolusporit në Kategorinë e Parë turke, ku po luan sezonin e dytë duket se është gati për një rikthim në kryeqytet. Në fakt, Arapi është përmendur si alternativ­ë edhe gjatë merkatos së verës, por me ardhjen e drejtuesve italianë nuk u arrit një rikthim i tij në kampin e kuq dhe futbollist­i u kthye në Turqi. Por, me rikthimin e Starovës në krye të stolit, Arapi është rikthyer edhe njëherë tjetër në qendër të vëmendjes

te Partizani dhe në kampin e kuq, emri i tij ka nisur të përflitet në skuadër. Arapi ka luajtur te Partizani verën e sezonit të shkuar për një periudhë të shkurtër, duke u aktivizuar vetëm në ndeshjet e Europës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania