Panorama Sport (Albania)

Barleti Volej perfekt, mbyll fazën pa asnjë humbje

-

Kampionet në fuqi të Barletit nuk njohin asnjë humbje dhe kryesojnë kampionati­n, në përfundim të fazës së parë me pikë të plota 21. Kjo renditje i shpall "kampione të dimrit", duke mos pasur asnjë rivale në luftën e tyre për të mbrojtur titullin e sezonit të kaluar. Kryeqyteta­set e drejtuara nga trajneri Hasan Gurabardhi fituan sot ( dje) 3- 0 ndaj Lushnjës, një takim që u luajt në "Asllan Rusi" në kryeqytet dhe që ishte vetëm një formalitet i radhës për kampionet në fuqi. Ky rezultat ishte i pritshëm, duke parë se përballë njëra-tjetrës ishin dy skuadra që ndodhen në dy skajet e renditjes dhe me objektiva krejtësish­t të ndryshme, në takimin e javës së fundit të fazës së parë, pra atë të javës së 7-të. Një epërsi e padiskutue­shme e Barletit në të tre setet, që u fituan me diferenca, ndaj skuadrës myzeqare që e mbylli këtë fazë të parë pa asnjë fitore dhe në vendin e fundit. Për sa i përket kronikës së ndeshjes, lushnjaret kanë bërë rezistencë vetëm në setin e dytë, ku kanë shënuar 20 pikë. Është dalluar gjatë këtij seti Seviana Sulko, e cila ka qenë mjaft aktive, sidomos në gjuajtjet në sulm përpara rrjetës. Për skuadrën e Barletit, kanë shkëlqyer në setin e parë si gjithnjë Amarilda Prenga, Jola Gjermeni dhe kapitenia Enkelejda Braho. Ndërsa në setin e dytë bën diferencën për kampionet Oksana Fusha e Malvina Tuci. Në setin e tretë kanë shkëlqyer Stela Agolli, Patrisia Ibrahimi e Kejsi Xhelilaj. Sigurisht edhe lojtaret që nuk mundëm t'i përmendnim kanë kontribuar në pasimet dhe gjatë kryerjes së shërbimeve. Sigurisht që ky është suksesi i padiskutue­shëm për skuadrën studentore, e cila, jo vetëm që nuk po gjen rivalë, por është shkëputur pas këtij suksesi, 6 pikë përpara rivales më të afërt, Tirana, e cila do të luajë sot ndaj Teutës, në ora 17:00 në sallën sportive të "Fahrie Hoti". Ndërkohë që do të luhen dhe takimet e tjera si më poshtë. Pas ndeshjeve të sotme, lojtaret që do të jenë në dispozicio­n të trajnerëve të ekipeve kombëtare Altin Martiri dhe Roland Tarja, nga kjo skuadër janë: Malvina Tuci, Xhenifer Pira, Fatbardha Bicaku dhe Amarilda Llupo, të cilat do të vihen nën urdhrat e tyre ditën e hënë, kur dhe do të grumbulloh­et ekipi ynë kombëtar për miqësoren me Kosovën.

BARLETI VOLEJ: Prenga, Gjermeni, Brati, Fusha, Tuci, Shabaku / Agolli, Ibrahimi, Braho, Çaushaj, Xhelilaj, Neli.

Trajner: Hasan Gurabardhi. LUSHNJA: Çili, Çela, Alikanjari, B. Gjermeni, E. Gjermeni, Sulko / Kuqi, Llupo.

Trajner: Vasilika Gjika. GJYQTARËT: R. Kuka, G. Sakaj / Xh. Zuna, M. Gjuzi

DJE

(25-13, 25-20, 25-14)

SOT

SOT

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania