Panorama Sport (Albania)

Humb Dortmundi, ja pse u dënua Auba

-

Dy ditë më parë, bomberi gabonez i skuadrës së Dortmundit, Pier Emerik Aubamejang, është pezulluar duke mbetur jashtë skuadrës në sfidën e luajtur ndaj Shtutgarti­t si pasojë e masave disiplinor­e të marra ndaj tij. Mirëpo, gjatë ditë së djeshme, mediat gjermane kanë zbuluar prapaskenë­n, e cila solli në ndëshkimin e Aubamejang. Sikurse thuhet, sulmuesi gabonez ka ardhur në seancën stërvitore 35 minuta me vonesë, çka ka qenë e përsëritur sipas drejtuesve të klubit verdhezi e si pasojë nuk mund të tolerohej më. Një tjetër episod ka qenë ai i seancës së ditës së mërkurë, ku Aubamejang është paraqitur në stërvitje së bashku me një ekip filmik për një reklamë e cila po xhirohej për sulmuesin pa i marrë leje askujt në klubin e Dortmundit. Pas këtyre veprimeve, shefat kanë vendosur të pezullojnë sulmuesin. Në prag të sfidës me Shtutgarti­n, Aubamejang tha: "Nuk e kuptoj pse duhet të isha pezulluar. Nuk doja të vonohesha në stërvitje". NDESHJA - Përballja mes skuadrës së Shtutgarti­t dhe Dortmundit u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të vendësve, të cilët kanë zhbllokuar rezultatin që në minutën e pestë falë mesfushori­t Shadrak Akolo. Trajneri i Dortmundit, Peter Bosh, ka aktivizuar në mungesë të Aubamejang­ut, Shyrlen, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë ka humbur një 11- metërsh, por shoku i tij i skuadrës, Maksimilia­n Filip, e ka ndrequr gabimin duke shënuar golin e barazimit. Goli i dytë për vendësit ka ardhur në minutën e 51- të nga sulmuesi kroat, Josip Brekalo, duke mundur verdhezinj­të në "Mercedes Benz Arena".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania