Panorama Sport (Albania)

Ç’bela e polli futbollin, jashtë na ndjek “Federbet”-i, brenda... arbitrat e “mbretit”!

"Kur luajmë jashtë na përgjon 'Federbet'-i, ndërsa kur luajmë në Superligë na përndjekin arbitrat e "mbretit". Na thonë se ky 'Federbet'-i qenka edhe më i keq se arbitrat sepse ka vënë bast se do të na i nxjerrë prej hundësh 1, X dhe 2-at që fshihen brend

- Nga GËZIM SINEMATI

Dikur dëgjonim shpesh frazën popullore "kërcen prifti nga belaja", kurse sot mund të thuhet se prifti po pushon, sepse është futbolli që po kërcen nga belaja. Kur luajmë jashtë na përgjon "Federbet"i, ndërsa kur luajmë në Superligë na përndjekin arbitrat e "mbretit". Na thonë se ky "Federbet"- i qenka edhe më i keq se arbitrat sepse ka vënë bast se do të na i nxjerrë prej hundësh 1, X dhe...

Dikur dëgjonim shpesh frazën popullore "kërcen prifti nga belaja", kurse sot mund të thuhet se prifti po pushon, sepse është futbolli që po kërcen nga belaja. Kur luajmë jashtë na përgjon "Federbet"i, ndërsa kur luajmë në Superligë na përndjekin arbitrat e "mbretit". Na thonë se ky "Federbet"- i qenka edhe më i keq se arbitrat sepse ka vënë bast se do të na i nxjerrë prej hundësh 1, X dhe 2-shat që fshihen brenda topit të lojës sonë. Bile, kjo kompani, qenka më e zezë se arbitrat, sa u shfaqet edhe në gjumë shefave tanë që nuk kanë faj kur pyesin me naivitet të shejtanosu­r, me frikë më shumë se habi: po këta të "Federbet"- it, mos e dinë vallë se vetëm shqiptarët e tredhin lojën e ndershme!

Nuk dihet se deri ku shkon e vërteta, aq sa futbollipr­odukt ka fituar vendin e parë në menu, kur populli i stadiumit shpesh e ha sapunin për djathë, pa e kuptuar se arti i trukimit, për hir të nivelit, po na binjakëzoh­et me lojën e vërtetë. Ndaj shpesh habitemi, mbetemi pa fjalë me këtë "Federbet"-in e pashpirt, që dyshon edhe kur ne kënaqemi me futboll bio, kur hapim shampanjën e fitores apo humbjes dinjitoze, kur na duken stadiumet plot, sapo marrim borxh syzet me një xham të FSHF-së.

"U tundën koeficient­et e basteve", - thanë pas ndeshjes së 20- vjeçarëve tanë në Gjeorgji, ku humbja me 3 gola paska qenë si akullore, pasi ke mësuar se ekipet kanë fjetur në një hotel, pa shkelur "unazën" e futbollit që të bashkohesh­in edhe nëpër dhoma. Edhe kjo nuk thuhet me siguri, pasi i fundit do të flasë "Federbet"-i, ata që paskan thënë me humor te zi se shqiptarët e çanë rrugën e historisë së futbollit me dron, por nuk e dinë se dronin e kanë sipër kokës sa herë që dalin në fushë. Europa na ka qepur nga pas "007"-ën e saj, "Federbet"-in, kur flitet për të ruajtur paratë e kompanive, ndërsa kur flitet për futbollin që ka qenë pronë e jona, që po bëhet lesheli çdo javë, ku arbitrat vallëzojnë në fushë me thikë midis dhëmbëve, si në mesjavë, UEFA nuk e ka zakon të fusë... duart dhe hundët!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania