Panorama Sport (Albania)

Napoli i Hysajt mund Milanin dhe i bën presion Juves

Hysaj anulon Bonaventur­ën. Suso luan 45’ dhe dëmtohet

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Asgjë nuk ndryshon, edhe pas pushimit të kombëtarev­e me Napolin, që vazhdon marshimin për titull, dhe Milanin që bie përsëri në krizë rezultati. Insinje dhe Zielinski likuidojnë kuqezinjtë, që pa Donarumën ndoshta do të kishin pësuar dyfishin e golave. Sulmuesi napolitan duket se e ka lënë pas krahëve zhgënjimin e pësuar me kombëtaren italiane dhe mbrëmë iu rikthye paraqitjev­e të tij të zakonshme, duke treguar se Venturës mund t'i kishte hyrë jo pak në punë.

Humbja në "San Paolo" rikthen përsëri hijet e zëvendësue­sve mbi stolin e Montelës, të cilit goli i Romanjolit në minutën e fundit i shërben vetëm për statistikë.

MBAJTJA E TOPIT - Napoli nuk ndryshon skenar me pasimet e sakta dhe vertikaliz­imet e shpejta që janë emëruesi i lojës së ekipeve të Mauricio Sarrit. Montela, që rreshton tre mbrojtës dhe tre shkatërrue­s, jep sinjalin e qartë se qëllimi është të pësohet sa më pak nga Napoli. Teksa Bonuçi limiton Mertens, Insinje e Kajehon rrezikojnë jo pak zonën e Donarumës, i cili duket se është rikthyer në formatin e sezonit të kaluar. Portieri kuqezi ndërhyn me sukses të paktën në tri raste, por nuk mundi të bënte asgjë ndaj Insinjes. Sulmuesi napolitan mori një pasim në thellësi dhe pas një stopimi të mrekullues­hëm mundi Donarumën. Në momentin e parë, arbitri anësor sinjalizoi pozicion jashtë loje, por konsultimi teknologji­k hodhi dritë mbi episodin, duke i akorduar golin Napolit. Disa minuta më pas, përsëri fenomeni napoletan, por këtë herë tentativa e tij u ndal nga shtylla. Minutat e fundit të pjesë së parë shënojnë edhe largimin nga fusha të Susos.

REAGIM - Milani tenton të reagojë, sidomos në krahun e djathtë, ku Suso dhe Kesi e kanë disi më të lehtë në krahasim me Bonaventur­ën në korsinë e majtë, i cili gjatë gjithë takimit bllokua nga Elseid Hysaj. Shqiptari jo vetëm në fazë mbrojtëse, por edhe në atë sulmuese dha një kontribut të vyer, me Romanjolin dhe Lokatelin që mundoheshi­n ta frenonin.

SHPËRDORIM­E RASTESH - Me të tijtë që vazhdojnë të humbin raste, Sarri largon Hamshik dhe Mario Ruin për t'u bërë vend Zielinskit dhe ekspertit Maxhio. Pikërisht mesfushori polak i dhuron Napolit golin e qetësisë. Mbrojtja e Milanit

dështon në kurthin e pozicionit jashtë loje dhe Zielinski godet nga pozicion i prirët. Goditja e tij ndoshta jo shumë potente gjen një hapësirë mes këmbëve të Donarumës, që u dorëzohet përsëri kundërshta­rëve. Montela kundërpërg­jigjet me Biljan dhe Abatën, por

goli i Milanit vjen vetëm në minutën e parë shtesë, falë një goditjeje të saktë të Romanjolit. Koha e mbetur nuk mjafton për përmbysjen e madhe me Napolin, që shijon i vetëm kreun, dhe Milanin, që i rikthehet agonisë së ndeshjeve përpara fitores ndaj Sasuolos.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania