Panorama Sport (Albania)

Të mëdhatë nuk njohin blofe, Siti perfekt

Eden Hazard frymëzon Çelsin, Mohamed Salah Liverpulin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ligji i pashkruar i fu tbollit i të gjithë der beve në botë godet sërish. Arsenali që vinte pas goditjes së rëndë që mori nga Mançester Siti dy javë më parë, mundi pastër Totenhemin në derbi që vinte nga fitorja prestigjio­ze kundër Realit dhe i frymëzuar në kampionat. Një sukses i rëndësishë­m dhe i merituar për "topçinjtë" që pavarësish­t polemikat që prodhuan dy golat për pozicione jashtë loje, dominuan ndaj rivalëve, të cilët nuk i mundnin në kampionat që prej vitit 2014. Ndeshje spektakola­re në "Emirates", me ekipet londineze që luajnë në ritme të larta pavarësish­t ndonjë pasimi të gabuar dhe që krijojnë raste të rrezikshme. Në mesin e pjesës së parë Çeh dorëzohet pas një të djathte të hidhur e Kejnit. Por 10 minuta nga fundi, Arsenali kalon në avantazh falë një goditje me kokë të Shkodran Mustafit (mbrojtësi ishte në pozicion jashtë loje). Nuk ka kohë as për ta shijuar siç duhet avantazhin, sepse tifozët e "topçinjve" ngrihen sërish në këmbë për të festuar një tjetër gol me Sançezin, veçse këtë herë dyshimet rreth pozicionit ishin për Lakazet. Në pjesën e dytë Poçetino provon, por me Kejnin dhe Dele Alin jashtë forme është e vështirë. Rezultati nuk ndryshon më dhe në "Emirates" shpërthen festa, ndoshta bashkë me të tyren edhe ajo e Pep Guardiolës.

SITI - Një makineri lufte. Një fabrikë rekordesh. Mançester Siti po vrapon me shpejtësin­ë e një predhë Formule 1: 2-0 në shtëpinë e Leiçesteri­t dhe vjen fitorja e 16-të radhazi në të gjitha kompeticio­net. Diferenca e golave është fantastike: +33. Suksesi i 10-të radhazi në kampionat mban firmën e Gabriel Zhezusit në minutën e fundit të pjesës së parë dhe De Brujnes në të 49-ën, njeriut të ndeshjes. "Qytetarët" e dominuan takimin ndaj "dhelprave" pa probleme. I vetmi lajm negativ për Guardiolën ishte dëmtimi i Stonsit (probleme muskulore). Por, lajmi i mirë është rikthimi i Kompanisë. Kapiteni belg mungonte prej muajit gusht. Megjithatë, qendërmbro­jtësi ishte me fat: sepse të dy golat e milionerëv­e erdhën pasi ai i shpëtoi kartonit të kuq për një faull taktik ndaj Xhemi Vardisë.

HAZARD FRYMËZON - Në rrugën e Sitit ecën edhe Çelsi që arrin në fushën e Uest Bromuiçit fitoren e katërt radhazi në Premier Ligë. Protagonsi­tët e "poker"-it 4-0 janë Eden Haz-

ard (dopietë në minutën e 23-të dhe 62-të), Morata në minutën e 17-të (goli i tetë në kampionat për sulmuesin spanjoll) dhe Alonso (38'). Uest Bromuiçit i shtohet presioni. Skuadra e Toni Pjulis nuk fiton prej 22 gushtit dhe për trajnerin uellsian ajri ka nisur të bëhet gjithnjë

e më i rënduar. Antonio Konte vijon mërinë ndaj David Luizit duke e lënë sërish në stol pas sherrit që patën për taktikën në ndeshjen e Champions-it kundër Romës.

LIVERPULI - Nën shenjën e Mohamed Salahit, Liverpuli gjen suksesin e tretë radhazi

dhe të merituar pas një 3-0 përballë Sauthempto­nit. Egjiptiani shënon një dopietë në harkun e 10-minutave në pjesën e parë (31' dhe 41'). 14 gola për ishsulmues­in e Çelsit këtë sezon, golit të të cilit do t'i shtohet edhe ai i Kutinjos në pjesën e dytë.

Të tjerat - Bornmëthi shkatërron

4-0 Hadërsfill­din, pavarësish­t se gjithë pjesën e dytë e luajnë me 10 veta prej daljes me të kuqe të Frensis. "Vrasësi" është Uillson, autori i një triplete : 26', 31' dhe 84'. Golin e katërt e firmosi Arter (70'). Për skuadrën e Haut vjen fitorja e 3-të në 4 ndeshjet e fundit dhe

kapërcimi i madh në renditje. Bërnlej vazhdon ngjitjen e tij pas suksesit 2-0 ndaj Suonsit: shënojnë Kork (29') dhe Barnes (40'). Kristal Palas-Everton përfundon 2-2. MekOrthër (1') dhe Zaha (35') për londinezët, Beins me penallti (6') dhe Niase 45' për "Toffees".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania