Panorama Sport (Albania)

“Po ia hedhim edhe UEFA-s”, ja përgjimet te Kukësi

“Ia dhamë gjyqtarit”, fraza që shtyu hetuesit të shohin me detaje çdo bisedë të futbollist­ëve

- JORGIS MEMO

Hetim i hollësishë­m për 400 mijë telefo nata të regjistrua­ra në një periudhë të shkurtër dhe biseda komprometu­ese mes futbollist­ëve. Mediat austriake i rikthehen çështjes së klubit kampion të Shqipërisë, Kukësi. Dyshimet për manipulimi­n e miqësores, Kukësi- Dinamo Moskë 0-6, luajtur më 4 korrik të këtij viti në Austri, kanë nxjerrë në pah të dhëna intriguese, nisur nga zbardhja e tabulateve telefonike të tetë futbollist­ëve të ekipit verilindor. Sipas asaj që raporton gazeta më e madhe austriake "Kurier", policia ka të dhëna për sjellje të dyshimta të mëparshme të përfaqësue­sve të Kukësit, të siguruara nga tabulatet e tyre telefonike. Mirëpo, nga përgjimet e bëra nuk rezulton të ketë bisedime apo mesazhe për ndeshjen që kampionët u akuzuan. "Zyra Federale e Krimit nuk ka prova të forta që tregojnë për manipulim të ndeshjes KukësiDina­mo Moskë 0-6", citohet në shkrimin e "Kurier".

BISEDAT - Përveç tabulateve telefonike, janë hetuar edhe foto e e-maile të ndryshme. Në Austri policia shoqëroi ish-trajnerin e Kukësit, Ernest Gjoka, portierët Enea Koliçi e Ervis Koci, mbrojtësit Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha dhe Simon Rrumbullak­u, mesfushori­n Hair Zeqiri dhe sulmuesin Sindrit Guri. "Shqetësimi kryesor i autoritete­ve austriake ishte se lojtarët flisnin hapur për manipulime ndeshjesh. Deklarata më e habitshme

ishte e një prej të dyshuarve, i cili gjatë bisedave thoshte se 'po ia hedhim UEFAs'. Kjo bëri që hetuesit të shohin me detaje çdo telefonatë, duke shkëputur biseda të dyshimta. Gjithashtu, mes qindra përgjimeve spikat ajo e një lojtari që thotë se 'ia dhamë gjyqtarit'. Por ajo që i referohet kjo deklaratë është shumë e paqartë. Fakt është se telefonat celularë u janë kthyer futbollist­ëve", sqaron e përditshmj­a austriake.

REAGIMI - "Po presim raportin përfundimt­ar, kështu që procesi i hetimeve vazhdon", ka thënë zyrtari i Prokuroris­ë së Insbrukut, Hansjorg Majr. Gjithsesi, sipas asaj që raportojnë mediat austriake, asnjë nga telefonata­t apo të dhënat e shqyrtuara nuk lidh pjesëtarët e Kukësit me fakte për manipulimi­n e ndeshjes ndaj Dinamos së Moskës. Ndërkohë, të kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, drejtuesit e Kukësit nuk bënë asnjë reagim pas raportimit të mediave austriake.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania