Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Iki po dështova në fazën e dytë

"Në Durrës shkojmë me synimin e vetëm për trepikëshi­n"

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka be sim se skuadra e tij mund të dalë me një trepikësh nga transferta me Teutën që zhvillohet sot, në orën 17:00, në stadiumin "Niko Dovana". Në një intervistë për mediat, Gjoka ka deklaruar se pret një skuadër ndryshe në këtë fazë të dytë të kampionati­t, në të kundërt, largohet nga drejtimi.

Është gati Vllaznia për ndeshjen ndaj Teutës?

Mendoj se kemi punuar shumë gjatë kësaj hapësire që patëm në këtë ndërprerje të kampionati­t. Skuadra, deri tani, më është përgjigjur mirë. Kemi ndryshuar disa gjëra. Jam munduar të transmetoj disa ide të reja. Tani do të kërkojmë në takimin me Teutën që të bëjmë një performanc­ë të mirë, që të marrim gjithçka nga ajo fushën e vështirë.

Ka qenë e konsiderue­shme koha që kishit në dispozicio­n për të përgatitur ekipin?

Nuk është asnjëherë e konsiderue­shme, por gjithsesi ishte një periudhë e mirë për të njohur skuadrën. Po kërkojmë që të kalojmë sa më shpejt ato hallka që të shkojmë tek ajo që është oksigjeni në këto momente, pikët. Jemi në rrugë të mbarë. Rezultati është më pas ai që na sjell më shumë qetësi.

Vuani nga dëmtimet në prag të këtij takimi?

Krymi është dëmtuar me ekipin kombëtar Shpresa. Po mundohet stafi mjekësor që ta sjellë sa më shpejt në fushë. Gjithsesi për këtë javë nuk është. Ndërsa Bardulla ka pasur probleme në tendinë dhe është i gatshëm, pavarësish­t se ka pasur një shkëputje nga puna me grupin. Ndërsa pjesa tjetër është e plotë.

Po në aspektin psikologji­k ka pasur përmirësim­e ekipi, pasi e keni konsiderua­r si problem këtë çështje?

Për atë po punojmë që të sjellim ide të reja. Po mundohemi të bindim veten që jemi mirë. Po bindim veten gjithashtu se nuk jemi skuadër për mbijetesë. Kjo do punë do bindje edhe rezultate. Pasi kjo do të na bëj që të mos kthejmë më kokën prapa, por të shikojmë gjithmonë para.

Teuta ka qenë gjithmonë një kundërshta­r i vështirë për Vllazninë. Do ndikojë ky fakt

në fushë?

Teuta është një skuadër e fortë dhe kërkon gjithashtu fitoren, pasi ka lojtarë cilësorë në përbërje. Është një skuadër elitare e futbollit shqiptar. Ato janë edhe mirë edhe keq në aspektin moral dhe psikologji­k. Ne do të kemi kujdes këtë skuadër në fazën në sulm për të qenë sa më të sigurt. Duke izoluar fazën në sulm, atëherë do të shikojmë për të shënuar dhe për të kërkuar golin tonë.

Për tri apo edhe për një pikë në "Niko Dovana"?

Alternativ­a jonë e vetme është të shkojmë dhe të marrim maksimumin. Ne në çdo ndeshje do të kërkojmë që të marrim më të mirën. Po punojmë shumë në fazën sulmuese, pasi goli nuk vjen rastësisht. Nëse jemi të qetë dhe më pak fat, do të arrijmë edhe te goli

Do të shohim një Vllazni tjetër në fazën e dytë, e cila mund të jetë edhe më lart në renditje?

Tani fillon edhe puna ime dhe e stafit. Këtë gjë ia kam transmetua­r edhe skuadrës. O ta bëjmë këtë fazë, ose më mirë të dalim para njerëzve, para tifozëve tanë, para presidente­s dhe të themi që nuk e bëjmë dot. Pra, o do ta bëjmë në këtë fazë o do ta lëmë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania