Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Fajtor jam unë, dështim po s'mundëm Partizanin

-

Mlladen Milinkoviç e quan dështim nëse Kukësi nuk fiton ndaj Partizanit në ndeshjen që do të luhet nesër, në stadiumin "Zeqir Ymeri". Trajneri serb i kuksianëve ka dalë në një konferencë për shtyp, duke komentuar çështjet më të nxehta te kampionët në fuqi.

Tri barazime radhazi, çfarë po ndodh me skuadrën? Normalisht është një problem, aq më tepër që në dy ndeshje kemi qenë në avantazh dhe kemi barazuar. Na shqetëson fakti që edhe pse kemi shënuar gjithmonë në fushat kundërshta­re nga një apo dy gola, sërish nuk kemi fituar. Jo vetëm gabojmë e pësojmë, por edhe humbasim raste. Në rastin e ndeshjes me Kamzën patëm dy raste të pastra në pjesën e parë. Është ndryshe të jesh në avantazhin e dy golave, ndryshe të një goli. Fakt tjetër që më shqetëson është që nuk kemi të njëjtin ritëm në 90 minuta. Një ekip që do të fitojë kampionati­n duhet të mbajë ritmin dhe të shënojë.

Si mund të vijë ndryshimi që ju kërkoni?

Nëse mesfusha do përmirësoh­et, pasi është zemra e një ekipi, atëherë edhe këto gabime do të korrigjohe­n.

A ndieni presion rreth vetes për këtë periudhë?

E kam thënë që në fillim të kampionati­t, se trysninë nuk na e jep asnjëri, por rezultatet. Nuk ka presion nga presidenti, trysninë na e japin rezultatet. Kur ato mungojnë, atëherë unë jam i pari që jam nën trysni, pasi jam fajtori. Unë vendos për formacioni­n dhe kur s'ka rezultat, unë jam fajtori, pastaj janë lojtarët.

Golat kundër Kamzës, çfarë nuk shkoi në pësimin e tyre?

Kur mundohemi të vëmë fajin te një lojtar apo një repart, ose një lojtar, ju gazetarët shikoni vetëm momentin e fundit, nuk shikoni gjithë aksionin që nga fillimi. Nëse shikoni rastin e golit të dytë, ishte një vendosje e keqe në mesfushë. Erdhi krosimi dhe Ethemi nuk e ndoqi Plakun, por gabimi ishte diku tjetër.

A ka një çështje "Alla" te Kukësi?

E thashë edhe pas ndeshjes që kur shkruhej se ai ishte i dënuar, si dhe për disa lojtarë ka ultimatume. Ne zgjodhëm të luajë Hoxha për shkak se e dinim që luante Raçiç, që të gjithë e dimë që është një lojtar i fortë në luftën në ajër dhe kjo ishte e vetmja arsye pse u preferua Hoxha dhe jo Alla. Pse nuk ka gjetur hapësira Shtubina te Kukësi?

Ne e shikojmë krejt ndryshe lojën nga sa e shikojnë të tjerët. Ne kishim në fushë 4- 5 lojtarë sulmues, si Guri, Alijev, Kale e Ethemi. Ne nuk mund të shtonim një tjetër lojtar sulmues në ndeshjen me Kamzën, pasi ata kanë lojtarë të shpejtë si Fukui e Plaku dhe nëse do bënin një gol të tretë, atëherë...

Partizani është në krizë rezultates­h, çfarë prisni nga ndeshja me ta?

Partizani është Partizani, si në ditë të mira, si në ditë të këqija. Nuk duhet t'i nënvlerëso­jmë, pasi është një ndeshje derbi. Dua që edhe lojtarët e mi të mendojnë kështu, pra të mos i nënvlerëso­jmë. Ne jemi favoritë, sepse luajmë në shtëpinë tonë dhe duam të kthehemi te fitorja pas tre barazimeve.

A do të ishte dështim nëse merrni në tjetër barazim?

Po, është dështim të mos fitosh ndeshjen e katërt. Ne themi në çdo ndeshje të marrim tri pikët dhe nëse nuk ndodh për katër ndeshje radhazi, është një dështim.

Si do ta zëvendëson­i Elis Bakajn?

Dakord, ne s'kemi Bakajn, ata Bathën, do ta gjejmë zgjidhjen. E rëndësishm­e është që do të luajmë 11 kundër 11.

E shikoni Partizanin si shansin e fundit, duke qenë se Skënderbeu po shkon shumë larg?

Besoj se do luajmë mirë dhe nëse do ta bëjmë këtë, do të fitojmë. Katër barazime rresht nuk lejohen për një skuadër që do titullin kampion.

Gjici tha pas ndeshjes me Kamzën se disa lojtarë nuk e kënaqin dhe janë në provë. Si e komentoni? Ultimatumi varet si shikohet, ka dy anë. Edhe në Shqipëri besoj kështu është. Nuk është çështje ultimatumi, kur një trajner ose një lojtar nuk jep atë që duhet. Është e natyrshme që duhet të largohet. E patë edhe Ançelotin, një trajner i madh dhe iku për mungesë rezultates­h. Ka lojtarë që janë të mirë, por ndoshta te Kukësi nuk shprehin më të mirën e tyre. Nëse presidenti kërkon gjashtë pikë në dy ndeshje, nuk është një ultimatum, është një objektiv. Nëse do kishte ultimatum, do kishim ikur në shtëpi ne dhe dytre lojtarë. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania