Panorama Sport (Albania)

Daja: Kujdes Kamzën, s’mund të gabojmë sërish

"Nëse Partizani do ishte lart, do të rritej cilësia e garës"

- LLAZI SARO

Pas barazimit ne Vlorë përballë Fla murtarit, Skënderbeu është gati për të vijuar kampionati­n me ndeshjen në fushën e vet përballë Kamzës. Duke parë rezultatin e fundit, Skënderbeu kërkon të kthehet te fitorja për të tentuar një shkëputje më të madhe me ndjekësit më të afërt. Trajneri Daja, përballë mediave, vlerëson kundërshta­rin, por kërkon tri pikët si të vetmin rezultat që i bën punë ekipit.

Si e pret Skënderbeu këtë përballje të fazës së dytë me Kamzën?

Dua ta nis me atë se do të kemi përballë, Kamzën, vendin e katërt në Superiore dhe ka bërë një fazë të parë vërtet të mirë. Në Korçë vjen pas dy rezultatev­e pozitive. Koha që kemi pasur në dispozicio­n pa diskutim që ka qenë e limituar, por do të mundohemi që nesër (sot) t'u imponojmë me forcë lojën tonë, në mënyrë që ta fusim Kamzën në ritmin dhe në rrjedhën që duam ne. Pa diskutim, në këtë takim do të kërkojmë fitoren dhe kjo nuk ka asnjë dyshim.

Skënderbeu vazhdon të jetë skuadra për t'u munduar, pasi në 10 javë nuk ka pësuar asnjë humbje…

Janë rritur pritshmëri­të për këtë skuadër për vetë faktin se kemi bërë një fazë të parë shumë të mirë, jo vetëm në drejtim të rezultatev­e, por edhe për paraqitjen që ne kemi bërë në fushën e lojës. Gjatë gjithë kohës nga ne kërkohet marrja e fitoreve, ndërkohë që në Vlorë e startuam mirë edhe fazën e dytë. Në pjesën e parë nuk ishim në lartësinë e duhur, por në pjesën e dytë e kemi mbyllur kundërshta­rin në gjysmëfush­ën e vet. Me këtë dua të them që vazhdojmë ecurinë tonë pozitive edhe në këtë fillimfazë.

Sipas Dajës, me Kamzën do ta vazhdoni atje ku e latë në fazën e parë?

Kamza është i vetmi ekip që në fazën e parë na ka marrë pikë kundrejt nesh. Kjo do të thotë se nesër (sot) duhet të tregojmë një forcë edhe më të madhe për të mos bërë atë që bëmë në fazën e parë. Presim një Kamzë, e cila do të vijë e qetë në Korçë dhe për të realizuar objektivat e veta. Nuk na kënaq aspak barazimi, kështu që trepikëshi mbetet rruga e vetme për ne në këtë takim.

Një pjesë e lojtarëve janë parë të lodhur në Vlorë. Mos ndoshta ka ardhur momenti që ndaj Kamzës të ketë edhe rrotacion në fushë?

Nuk duhet të bëjmë rrotacion duke ju dhënë hapësira lojtarëve, por ata duhet ta marrin me forcë fanellën e titullarit. Vetëm në këtë mënyrë do të shtojmë rivaliteti­n brenda grupit. Kështu, edhe në këtë takim do të startojnë ata lojtarë që mendojmë se do të na çojnë më shpejt te fitorja, pa menduar se të enjten kemi ndeshje ndaj Dinamos së Kievit.

Për çështjen "Shkodra" mund të themi që gjithçka është mbyllur dhe a keni biseduar me lojtarin dhe nëse po, çfarë i keni thënë?

Të them të drejtën në momentin që ndodhi ai gjest në Vlorë, unë nuk e kam parë, madje kam mbetur i befasuar në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes, kur më kanë pyetur për një gjë të tillë. Kam parë reagimin e vetë futbollist­it menjëherë pas përfundimi­t të ndeshjes, kemi komunikuar edhe në telefon dhe janë sqaruar të gjitha. Nuk jemi këtu për të dënuar ndonjë futbollist, sidomos një lojtar si Shkodra që në tërësinë e sjelljeve të tij ka qenë mjaft pozitiv. Kjo është një situatë e kaluar dhe e trajtuar, prandaj nuk kemi pse marrim masa, pasi nuk kemi pse të bëjmë gjëra alarmante, kur gjithçka shkon mirë dhe entuziazmi brenda grupit është vërtetë pozitiv.

Cila është gjendja e lojtarëve përpara ndeshjes me Kamzën?

Mungesat për këtë takim tashmë dihen, pasi janë të deklaruara prej ditësh, Jashanica, Lilaj dhe Nespor. Kemi një rikthim të Nimagës. Të gjithë të tjerët më pas i kam në dispozicio­n, por që sigurisht Lilaj dhe Jashanica janë lojtarë shumë të rëndësishë­m për formacioni­n e Skënderbeu­t. Por, këto në fund të fundit nuk janë

justifikim­e, pasi edhe pjesa tjetër është e gatshme të paraqitet në të njëjtën mënyrë pa prishur ekuilibrat në lojë edhe pa prezencën e atyre që mungojnë.

Daja, Nespor vazhdon të mungojë. Duke ditur se kanë mbetur edhe pak deri në fund të dhjetorit, a mund të themi se sulmuesi çek është një largim i sigurt, ndonëse erdhi me shumë bujë në Korçë?

Jemi shpejt për të nxjerrë konkluzion­e se çfarë duhet të bëjmë në janar. Pas përfundimi­t të kësaj pjese të kampionati­t deri në janar, do të bëjmë edhe një analizë për të parë jo vetëm minutazhin e lojtarit që ju përmendët më sipër, por edhe të futbollist­ëve të tjerë. Atëherë ndoshta, duke gjetur edhe gjuhën e mirëkuptim­it sepse janë lojtarë nën kontratë me Skënderbeu­n, do të shohim se kush është zgjidhja më e mirë

për ekipin, pastaj për të menduar edhe për individin.

Luani ndaj Kamzës, por me mendje a jeni te Dinamo e Kievit?

Absolutish­t jo. Objektivi ynë primar është fitimi i titullit kampion. E kemi bërë praktikë pune, i kemi marrë ndeshjet një e nga një, kështu që unë jam këtu të flas për Kamzën, pasi ajo është ndeshja e radhës.

Partizani 15 pikë prapa Skënderbeu­t. A është ky një plus më shumë për skuadrën bardhekuqe?

Nuk dua të bëj komente siç bëjnë disa kolegë të mi kur u kërkohet të analizojnë ekipin e tyre dhe ata flasin më shumë për Skënderbeu­n. Kështu, unë nuk bëj të njëjtin gabim që bëjnë këta kolegë. Do të thosha që nëse Partizani do të ishte në një nivel pikavarazh­i më të mirë, sigurisht që cilësia e garës për kampionati­n do të ishte një vlerë e shtuar për kampionati­n. Gjithsesi, ata e dinë më mirë problemati­kën e tyre, mua më intereson vetëm Skënderbeu dhe na ngelet të vazhdojmë në këtë rrugë që jemi deri tani.

Skënderbeu në 10 javë ka lënë 4 pikë. Shumë apo pak?

Besoj që jemi në rrugën e duhur me këto 10 javë të para që kemi luajtur. Nuk është se kemi bërë një gjë shumë të madhe, pasi në 10 javë kemi lënë 4 pikë nga maksimumi i pikëve. Nëse do ta kishte bërë një skuadër tjetër një gjë të tillë, do të amplifikoh­ej më shumë ky sukses. E vetmja gjë që dua të them është që të mos vetëkënaqe­mi dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse është gati 25% e ndeshjeve që kemi luajtur deri tani dhe kemi edhe 75% pa luajtur. Por kemi edhe garancinë, pasi përveç rezultatev­e, kemi bërë gjithçka mirë edhe në lojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania