Panorama Sport (Albania)

Frashëri dhe Idrizaj: Gati të bëjmë surprizën në Korçë

-

Kamza është nisur që dje drejt Korçës dhe në mbrëmje kanë zhvilluar një seancë të shkurtër stërvitore në aneksin e stadiumit "Skënderbeu". Kanë udhëtuar vetëm 18 futbollist­ët e grumbullua­r, stafi teknik dhe shefi i klubit. Ndërkohë, sot do t'i bashkohen skuadrës edhe drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur një premio mbi 20 milionë lekë të vjetër për fitoren ndaj Skënderbeu­t. Kamzës do t'i mungojë Ivan Fushtar i dëmtuar. Dy nga futbollist­ët që kanë shkëlqyer në të gjitha ndeshjet e luajtura gjatë këtij sezoni janë ish-lojtarë të Skënderbeu­t, pikërisht mbrojtësi korçar, Erlis Frashëri, dhe Hektor Idrizaj. Të dy këta futbollist­ë gjatë prononcimi­t të tyre për "Panorama Sport", u treguan optimistë dhe sipas tyre, Kamza do të dalë me rezultat pozitiv nga Korça. Nëse në Kamzë ata barazuan, në Korçë do të kërkojnë vetëm fitore, duke ditur se përveç pikëve, komzalinjt­ë luajnë edhe për fitimin e premios së vendosur nga drejtuesit. "Është një ndeshje që më emocionon, pasi luaj ndaj skuadrës së vendlindje­s. Vërtet jam në shtëpinë time, por në fushë do të zbres si një kundërshta­r i vendosur për të fituar ndaj Skënderbeu­t. Te Kamza ndihem mirë dhe kam fituar respektin e të gjithëve, jo vetëm të drejtuesve, por edhe të tifozërisë. Gjithashtu, edhe në Korçë gëzoj respektin e të gjithë atyre që më njohim. Unë jam profesioni­st se sot do të jap maksimumin për Kamzën. Kërkojmë fitore dhe atë patjetër që ne do ta marrim. Kemi dhënë prova se për ne nuk ka ekipe të forta, aq më shumë që vërtetohet fakti se në Superiore nuk ka ekipe të lehta. Shkojmë për fitore e këtë do ta bëjmë realitet", u shpreh Frashëri. Edhe Idrizaj e kërkon suksesin si "ish" në Korçë. "Transferta e Korçës është e rëndësishm­e si për mua me statusin e ish-it, por edhe për gjithë lojtarët e Kamzës. Jam i gatshëm për këtë takim dhe shpresoj që të paraqitemi mirë si ekip. Nëse luaj, do të jap 200% nga vetja ime për të mirën e Kamzës, edhe pse ruaj kujtimet më të bukura të karrierës sime në Korçë. Jemi të përgatitur për ta fituar takimin, por kam besim se nuk dalim pa pikë", u shpreh Hektor Idrizaj. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania