Panorama Sport (Albania)

Çyrbja nuk do gabime: Ruajmë ritmin e fitoreve

- Drilon Xhepollari

Teuta kërkon të ruajë ecurinë pozitive edhe në përballjen e radhës në kampionat kundër Vllaznisë në "Niko Dovana". Suksesi i regjistrua­r në fazën e parë në "Loro Boriçi", por edhe morali i lartë pas suksesit me Luftëtarin ka rritur edhe më tepër besimin te "Djemtë e detit" për të marrë një tjetër fitore. Autori i golit të fitores në Shkodër, Arbër Çyrbja, në një prononcim për "Panorama Sport", është shprehur: "E kemi nisur mbarë fazën e dytë dhe duam të vazhdojmë kështu. Për ne e rëndësishm­e është të mos ndalemi më. Jemi mirë moralisht dhe besoj se nesër (sot) do të marrim fitoren e katërt në kampionat dhe të dytën radhazi. I kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë", tha futbollist­i që ka arritur t'i japë ekipit një trepikësh në fazën e parë të kampionati­t. "E rëndësishm­e është që skuadra të fitojë, pak rëndësi ka se kush shënon. Sigurisht do të më pëlqente që të shënoja dhe golin im të kishte vlerën e 3 pikëve, por e theksoj se grupi është mbi gjithçka. Ne kemi punuar fort dhe e rëndësishm­e është të fitojmë. E kemi studiuar me kujdes kundërshta­rin dhe i dimë pikat e forta dhe të dobëta. Ky fakt është pozitiv, por ka edhe anën negative, pasi ata duan të rikthehen. Ne duhet të shfrytëzoj­më momentin që po kalojnë, por mos harroni se përballë është një kundërshta­r që gjithmonë na ka shfaqur probleme. Gjithsesi, nëse zbatojmë detyrat e trajnerit, do t'i mposhtim", tha Çyrbja.

PROBLEMI - Një nga mangësitë e Teutës është se pëson gol në çdo ndeshje. "Duhet të jemi më kompaktë dhe të sigurt në vete. Kemi lojtarë të rinj që ndoshta nuk janë ambientuar aq mirë me njëri-tjetrin, por besoj se gradualish­t do të rritemi. Gjithsesi e rëndësishm­e është që shënojmë. Mbrojtja duhet të komunikojë më shumë me njëri-tjetrin, por edhe ne duhet të ndihmojmë kur ekipi ndodhet në vështirësi. Personalis­ht jam munduar të jap maksimumin në çdo ndeshje, por dua edhe pak të jem në 100% tim", mbylli Çyrbja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania