Panorama Sport (Albania)

Kërcënon Luftëtari: Mos guxoni të sillni arbitër kamikaz!

Klubi gjirokastr­it hap dyert për tifozët dhe kërkon masivitet ndaj Laçit

-

Klubi i Luftëtarit ka vendosur të hapë dyert për tifozët në tribunën D, për ndeshjen e radhës ndaj Laçit, që do të luhet të hënën, në orën 14: 00. Klubi gjirokastr­it ka kërkuar mbështetje masive, ndërkohë që ka paralajmër­uar FSHF-në që të caktojë një gjyqtar të drejtë. "Tribuna D, falas, Tribuna A dhe B 200 lekë. Nesër (sot) do të bëhet një ndërhyrje në Tribunën D dhe policia nuk do të ketë justifikim që të ndalojë hyrjen e tifozëve. Falas. Merr leje në shkollë, merr leje në punë. Të tregojmë se edhe pse e kanë caktuar ndeshjen ditë pune e shkollë dhe nuk do ta realizojnë qëllimin për të na hedhur nga kategoria. Njofto shokët për padrejtësi­në që po bëhet.

FSHF, Luftëtari dhe stadiumi ' Gjirokastr­a' ka duartrokit­ur kundërshta­rin edhe kur ka humbur. E tillë është kultura. FSHF, Luftëtarit mund t'i vendosësh edhe mijëra gjoba, ta caktoni ndeshjen në 7 të mëngjesit e të bëni çfarë të doni, por këtë javë mos guxoni të dërgoni arbitër tendencioz, kamikaz, të pakontroll­ueshëm", lexohet në deklaratë.

"Tifozët do jenë aty dhe më të vëmendshëm se kurrë. Mund të sulmoni një klub, por mendoni se mundet një grup matrapazës­h të shkelin me arrogancë një qytet historik. Të shohim! Ditën e hënë, ora 14: 00!"

Deklarata për tifozët - K. F Luftëtari, pas shoqërimit në komisariat të 5 tifozëve të skuadrës sonë, deklaron me forcë se tifozët duhet të mos përballen me asnjë pasojë në lidhje me atë çka ndodhi në përfundim të takimit Luftëtari-Teuta. Me ane të kësaj de- klarate, Luftëtari bën me dije se në çdo hap do të mbështesë tifozët e tij. Në asnjë çast ne nuk jemi pro dhunës, por ajo që ndodhi të mërkurën në Gjirokastë­r provokoi një reagim që nuk është parë kurrë në qytet. Blerim Ziri dhe shpura e tij sajuan atë arbitrim që provokoi një qytet të tërë. Luftëtari bën me dije se ka gati një dosje lidhur me veprimet e arbitrit Ziri, që bëri arbitrim të qëllimshëm, të hetohet një ditë para dhe ditën e ndeshjes ky person. Dosja tashmë do të depozitohe­t në prokurori me shpresën se do t'u thuhet mjaft "kadinjve" të tipit Blerim Ziri dhe zyrtarëve që i mbështesin ata. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania