Panorama Sport (Albania)

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

-

Komisioni i Disiplinës është mbledhur të enjten për të shqyrtuar ngjarjet e javës së fundit në Kategorinë Superiore, të Dytë dhe futbollin e moshave. Mirëpo, FSHF vetëm dje publikoi vendimet.

1. FC "Flamurtari", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 500,000 (pesëqind mijë) lekë dhe 1 (një) ndeshje pa tifozë.

2. KF "Luftëtari", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100,000 (njëqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF "Veleçiku", Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF "Oriku", Fatmir Rexha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF "Devolli", Staviol Treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti 6. Lojtari i KF "Këlcyra", Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 7. KF "Gramozi", për sjellje të keqe të spektatorë­ve duke shkaktuar ndërprerje­n e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

8. Lojtari i KF "Porto" U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF "Akademia" U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshta­r, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 10. KF "Kastrioti" U-17, për mosparaqit­je ne ndeshjen me KF "Brains" U-17 planifikua­r të luhej me datë 12.11.2017, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në rezultatin 3 me 0.

11. Pranimin e kërkesës së KF "Korabi" U- 17. KF "Burreli" U- 17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me KF "Korabi" U- 17 e luajtur më datë 12.11.2017 me rezultatin 3 me 0.

12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF "Tirana" U-19, Redi Veriu; pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Redi Veriu vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF "Tirana" U-19, Bektash Vasha; pezullimin e pjesës mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Bektash Vasha vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania