Panorama Sport (Albania)

Duro: FSHF po prish garën me kalendarin

“Ndaj Lushnjës për fitore, s’ka vend për eufori, por vlerësim”

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro e cilë son cenim të garës faktin që Flamurtari luan me Lushnjën brenda dy ditësh. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Duro tha se është vënë qartësisht re dallimi mes skuadrave, ku disa janë lënë pushim 15 ditë e disa ekipe të tjera janë "masakruar" duke luajtur brenda dy ditëve. "Ndeshja e radhës me Lushnjën vjen shumë shpejt. Por dua ta bëj të qartë që ta kenë parasysh që ky është cenimi i garës që ne theksuam pak më parë. Një skuadër që ka dy ditë pushim, luan ndaj një skuadre që ka 15 ditë pushim. Teuta luan kundër Vllaznisë që ka dy ditë pushim, ndaj një Vllaznie që është prej 15 ditësh pushim. Besoj se kjo është e qartë se përse ne nuk ishim dakord me këtë mënyrë të zhvillimit të kampionati­t", u shpreh fillimisht Duro.

LUSHNJA - Trajneri Shpëtim Duro ndalet edhe te ndeshja me Lushnjën. Sipas tij, nga kjo transfertë duhet që të dilet me tri pikë. "Sa i përket ndeshjes, pavarësish­t këtyre elementëve, janë të rëndësishm­e dhe kanë vlerën e tri

pikëve. Edhe ndeshja me Lushnjën, pavarësish­t pozicionev­e në klasifikim, është një skuadër që duhet të respektohe­t maksimalis­ht, pasi kanë elementë cilësorë e me eksperienc­ë në ekip dhe kanë kohë që luajnë së bashku. Ne kemi pasur tri ndeshje me rivalët me Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeu­n. Bilanci ka qenë pozitiv, shumë i mirë. Madje, skuadra dhe ne jemi të mërzitur se duhet të kishim marrë më shumë pikë, edhe pse në prag të ndeshjeve objektivi ishte normal për marrjen e këtyre pikëve. Këto ndeshje kanë atmosferën me sportdashë­sit kur ke kundërshta­rë të fortë, dhe kur luan me skuadra që nuk janë të këtij niveli ka vështirësi motivimi. Por unë them se këto ndeshje duan vlerësim. Ashtu sikundër vlerësuam Skënderbeu­n, Kukësin dhe Partizanin, duhet të vlerësojmë edhe Lushnjën, pasi janë pjesë e Superiores, kanë lojtarët e tyre, ambiciet dhe natyrisht që duhet shumë punë për një rezultat pozitiv. Edhe me Lushnjën na duhet përkushtim i madh dhe shumë djersë për të arritur një rezultat pozitiv", tha Duro.

SITUATA - Ndërsa bën thirrje se nuk ka vend për eufori, edhe pse Lushnja është në vendin e fundit, trajneri Duro thotë se pritet që të ketë disa ndryshime dhe rrotacion në formacioni­n që do të hidhet sot në fushën e lojës. "Bici ka plotësuar kartonët dhe nuk do të luajë në këtë ndeshje. Është një mungesë e rëndësishm­e, një nga pikat kryesore të skuadrës. Do të ketë ndryshime dhe rrotacion, pasi kemi dy ndeshje brenda dy ditësh dhe skuadra nuk është rikuperuar plotësisht. E them se në varësi të vendosjes së kundërshta­rit, unë do të bëj ndryshimet e duhura. Edhe ndonjë futbollist mund të aktivizohe­t, por do të jetë gjithmonë në varësi të lojës. Asnjë eufori në këtë ndeshje. Lushnja është në vend të fundit, por vetëm faza e parë ka përfunduar. Kampionati ka edhe tri faza. Dy ose tri fitore sigurisht që e fusin totalisht në valle edhe Lushnjën. Në këtë aspekt nuk ka asnjë vend për eufori. Unë e kam thënë që kampionati është shumë i gjatë. Ne duhet të mbetemi skuadër serioze siç jemi, pasi janë futbollist­ë që unë i njoh mirë. Duhet të jemi seriozë dhe kokulur për të respektuar çdo kundërshta­r", përfundoi Duro.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë
Çast nga ndeshja e fazës së parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania