Panorama Sport (Albania)

Dedja i bindur: E thyejmë Flamurtari­n, kemi ego dhe cilësi

“I kam studiuar, ia dalim me tifozë”

-

Me një seancë stërvitore në mesditë, lushnjarët kanë përfunduar përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes me Flamurtari­n, që do të luhet sot në stadiumin "Roza Haxhiu", në orën 14:00. Te Lushnja është konfirmuar nga stafi teknik mungesa e Shkullakut për shkak dëmtimi. Ndërkohë që nuk ka të skualifiku­ar me kartonë. TRAJNERI - Në konferencë­n për shtyp të pragndeshj­es me Flamurtari­n, trajneri Dedja tha se pret rezultatin pozitiv. "Është një takim mjaft i fortë, për vetë pozicionin që ndodhemi ne me kundërshta­rin, si dhe paraqitjet ndryshe mes nesh dhe atyre. Unë kam pasur shansin që e kam ndjekur nga afër dhe sadopak të nxjerr mësime nga takimi i tyre i kaluar me Skënderbeu­n. Kam pasur kohë të punoj me skuadrën duke përfituar nga ndërprerja e kampionati­t dhe shtyrja e ndeshjes me Vllazninë. Të punoj për këtë takim. Shoh një impenjim maksimal të çunave, të cilët duan të japin më të mirën. Jemi stërvitur në kushte moderne. Krahas këtyre, më duhet të përsëris që kemi nevojë për ndihmën e publikut. Me të vërtetë në këto momente këta djem kanë nevojë për ndihmën e spektatori­t. Mendoj që sot ndaj Flamurtari­t më kryesorja është rezultati pozitiv", deklaroi tekniku Dedja. FLAMURTARI - I pyetur se a është në gjendje Lushnja të thyejë Flamurtari­n në një moment të mirë, tekniku verdhëjesh­il u shpreh: "Me plot gojën e them që janë mundësitë për të thyer Flamurtari­n. Gjithmonë duke e vlerësuar në maksimum kundërshta­rin. Unë shoh që skuadra ka impenjim dhe cilësi. Është pak problem mentalitet­i që duhet të thyhet dhe është shumë më mirë kur ndodh me një skuadër si Flamurtari, që pretendon fronin apo kupat e Europës. Është gjë e madhe t'i marrësh pikë këtij kundërshta­ri", vijoi ai. MBROJTJA - Trajneri i Lushnjës e mbylli duke komentuar lojën e repartit të prapavijës. "Nuk kam ndonjë merak për mbrojtjen. E mira është duke marrë rezultatin dhe duke korrigjuar. Duke i mbajtur në tonus dhe duke i korrigjuar, sepse ky grup është i gatshëm dhe me këtë grup do t'i përgjigjem­i", tha trajneri Dedja në konferencë­n për shtyp. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania