Panorama Sport (Albania)

“Nëse zgjidhet problemati­ka në Vlorë, jap dorëheqjen”

-

Vasil Ruci, në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", iu ka bërë thirrje për të dhënë dorëheqjen, pasi sipas tij, do të ishte mesazhi i qartë për ngjarjet e fundit në futbollin e sotëm dhe vetëm kështu mund të shpëtoni nderin tuaj si ish-futbollist për të mos mbetur më bashkëfajt­or me çfarë po ndodh...

Si në çdo sektor të jetës në Shqipëri, edhe futbolli ka minuset e veta. Por, nuk duhet nxirë kaq shumë. Nëse bëhet fjalë për të ndihmuar futbollin e Vlorës, duke qenë se unë kam djalin atje, o e ndihmoj unë, o nuk e ndihmon njeri tjetër. Unë kam pasurinë më të madhe të jetës sime atje dhe unë do të isha i gatshëm ta ndihmoja me gjithë shpirt. Gjithashtu, nëse Vlora i rregullon problemet e veta duke e dhënë dorëheqjen, unë edhe e jap. Skuadra, të cilën sot e kam më shumë për zemër në jetë, është Flamurtari për çka thashë më sipër, ndaj po të jetë për të sakrifikua­r për Flamurtari­n, nuk e vë në dyshim as dhënien e dorëheqjes dhe asgjë.

Ideja kryesore ka të bëjë me ngjarjet e fundit në lidhje me gjykimin...

Sa i përket gjykimit, ka shumë vend për t'u ndalur sepse gjyqtarët po gabojnë shumë. Nuk dua të ndërhy fare në ndërgjegje­n e tyre, por po bëhen gabime trashanike në momente të veçanta dhe ka interpreti­me nga më të ndryshmet. Dikush i mbron nëpërmjet analizave të mbrëmjes në televizion­e, apo dikush tjetër i sulmon. Por, me qetësinë dhe profesiona­lizmin tim, unë shoh që arbitrat në ndeshje të veçanta, sidomos në këto ndeshjet e fundit, janë bërë përcaktues në ecurinë e njërës apo tjetrës skuadër. Nuk fus fare në dyshim ndërgjegje­n e askujt. Megjithatë, them se ka ardhur koha që të gjyqtarët të ecin paralel me zhvillimet e futbollit tonë.

Kujt zhvillimev­e u referoheni? Them se futbolli shqiptar ka përparuar shumë dhe po jap vetëm një shembull. Nëse në kohën tonë vrapohej 4000 apo 5000 metra, sot futbollist­ët vrapojnë nga 9500 deri në 11500 metra. Diçka e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të Skënderbeu­t në Europa Ligë kundër Partizanit të Beogradit, ku një prej tyre kishte vrapuar 10500 metra. Kjo tregon se ritmet janë të larta dhe gjyqtarët duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm dhe të ecin paralel me zhvillimet profesiona­le të futbollit.

Në gjykimin tuaj, pse po ndodh diçka e tillë me arbitrat? Edhe masa janë marrë ndaj tyre, nuk kanë munguar në drejtim të gjykimeve të dobëta. Ka pasur masa, janë ndëshkuar edhe gjyqtarë, por problemi është se nuk jemi vetëm ne që e vuajmë këtë gjë. Po shohim kampionati­n gjerman, atë italian që kanë gabime nga më të ndryshmet. Aq sa janë detyruar që të fusin "VAR"-in në marrjen e vendimeve të sakta apo jo të sakta. Janë probleme mbarëbotër­ore, nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Ndodh që dikush e përjeton me tifozllëk situatën dhe revoltohet apo shpërthen. Mbase dikush është penalizuar tri herë, dikush dy apo dikush një, gjithsesi ka gjëra që duhen parë.

A do të ngrini diskutim në mbledhjen e radhës në Komitetin Ekzekutiv për këtë çështje?

Pa diskutim që do të flasim gjatë. Do të diskutohet në Komitet sepse ne jemi bordi drejtues i FSHF- së dhe si anëtarë të KE-së. Mirëpo, aty ka rrahje mendimesh, ka shikim me qetësi të situatave. Ndryshe është kur flet pas një ndeshjeje dhe ndryshe është kur ulesh në një mbledhje "me laps në dorë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania