Panorama Sport (Albania)

“Federata mban përgjegjës­i vetëm për Kombëtaren”

-

Vasil Ruci, në një deklaratë për "Panorama Sport", ju ka bërë thirrje për të dhënë dorëheqjen, pasi sipas tij, "do të ishte mesazhi i qartë për ngjarjet e fundit në futbollin e sotëm dhe vetëm kështu mund të shpëtoni nderin tuaj si ish- futbollist për të mos mbetur më bashkëfajt­or me çfarë po ndodh"... Faktikisht nuk e kam lexuar mënyrën si e ka drejtuar, por ruaj konsiderat­ë për atë sportist në lidhje me kontribute­t që ka dhënë, për marrëdhëni­et që kam pasur në lojë, edhe pse kemi qenë kundërshta­rë. Referuar pyetjes suaj, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv unë jam i mendimit që FSHF-së, meritat dhe vlerësimet duhet t'i jepen në lidhje me marrëdhëni­en që ka me Kombëtaren. Problemi kryesor i FSHF-së është që të merret me futbollin e Kombëtares, jo që të merret me futbollin e Ligës së Parë.

Një koment për atë që është shprehur Ruci dhe kërkesës drejtuar ndaj jush?

Jam i idesë që Ruci duhet të ketë parasysh, sepse unë personalis­ht kam pasur shumë kontakte me drejtuesit e klubeve të Superiores. Të cilëve ua kemi bërë kërkesën sepse është edhe më komode për ata vetë që ta drejtojnë ligën dhe futbollin e luajtur. Unë faktikisht, në Komitetin Ekzekutiv mbuloj teknikën dhe nëse dikush ka informacio­ne në lidhje me këtë, mund të shprehem. Sa i përket mënyrës si shprehet njëri apo tjetri, nuk është në etikën time personale që të shprehem. Nuk kam aspak arsye që të replikoj, sidomos me Rucin, për të cilin kam një konsiderat­ë si lojtari më i mirë i asaj kohe.

A ju shqetëson situata e fundit në kampionat, ku duket se arbitrat po drejtojnë garën? Nuk mendoj. E them këtë sepse sapo pashë Arsenal-Totenhem dhe sipas meje, nëse do të shohim me moviolë, të dy golat ishin të parregullt. Megjithatë, një rezultat i pastër dhe u përqafuan në fund të ndeshjes. Brenda lojës ka edhe rregulla dhe nuk mendoj se janë protagonis­të arbitrat për ta shtrembëru­ar futbollin. Them që ne kemi mungesa në organizime të tjera.

Kujt i referoheni?

Për faktin se futbolli nuk është në cilësinë e duhur dhe që bëhen këto akuza. Po t'i referohemi Vllaznisë, sepse aty e shoh veten më afër dhe më dhemb edhe më tepër. E shoh që mundohet të punohet me të gjithë mundësitë që ka akademia e futbollit dhe prodhimtar­inë e saj, por e vetme nuk mjafton. Kjo, për faktin se ekipet e tjera dihet tashmë se çfarë përzgjedhj­esh bëjnë. Për shembull, Skënderbeu, në krahasim me Vllazninë. Edhe me cilësinë që kanë, ata nuk japin 100 % e tyre.

Sipas jush çfarë nuk shkon me klubet?

Për mua çalon mënyra e drejtimit, sigurisht pa thënë që e ka fajin kryetarja e bashkisë. Por, ato personat që e drejtojnë duhet të jenë më profesioni­stë. Ose po të marrim rastin e Partizanit, unë them që është një ekip me investime të jashtëzako­nshme. Është për të ardhur keq për drejtuesit, për presidenti­n, i cili hedh gjithë atë investim dhe në fund çfarë merr mbrapsht. Janë gjëra të ndryshme dhe nuk mund të japësh një konkluzion të saktë për njërën apo tjetrën. Unë sinqerisht merrem me biznes dhe jam pak larg. Si anëtar komiteti merrem vetëm me pjesën time, pavarësish­t se neve na ngacmon sporti sepse është pjesë e jetës sonë dhe mundohemi të japim ndonjë mendim me atë çfarë shohim. Nuk është se jam personi adapt për të kthyer një përgjigje, as për Rucin dhe as për futbollin në përgjithës­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania