Panorama Sport (Albania)

Kontratë me kompaninë greke, Hoxhallari­n e duan në Itali

“PPA World” do të menaxhojë mbrojtësin bardheblu

-

Kompania që menaxhon trajnerin e Kukësit, Mlladen Milinkoviç, dhe që sezonin e kaluar bashkëpuno­i me klubin e Luftëtarit në afrimin e disa lojtarëve, ka marrë së fundmi firmën e mbrojtësit të Tiranës, Erjon Hoxhallari. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e kompanisë greke, "PPA World" që drejtohet nga një prej menaxherëv­e më të njohur në shtetin fqinj, Paskalis Papadopulo­s. "Lojtari më i mirë në Shqipëri, me këmbën e majtë do të përfaqësoh­et nga kompania jonë. Erjon Hoxhallari është një lojtar 22-vjeçar që luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës. Ai luan për klubin historik shqiptar, Tirana, dhe prej disa sezonesh po bën një paraqitje mbresëlënë­se. Shumë klube italiane po e ndjekin me vëmendje", citohej në faqen zyrtare të kompanisë së menaxhimit. Ndërkohë, "Panorama Sport" mëson se gjatë muajve të kaluar, përfaqësue­sit e së njëjtës kompani kanë tentuar të bindin klubin e Tiranës për të transferua­r Hoxhallari­n tek AEK-u i Athinës. Oferta për bardheblut­ë ishte që fillimisht mbrojtësi të vinte në formë huazimi dhe AEK-u të jepte vetëm 60 mijë euro. Ndërsa pas sezonit të parë, grekët siguronin të drejtën e blerjes përfundimt­are dhe Tirana të mbante 50% të kartonit në rast rishitje. Por, presidenti i 24 herë kampionëve të vendit, Refik Halili, nuk e pranoi këtë ofertë. Kësisoj, ish-lojtari i Kombëtares Shpresa vazhdoi me Tiranën në Kategorinë e Parë, ndërsa tashmë mbetet për t'u parë se si do të rrjedhin ngjarjet në merkaton e janarit. Mbrojtësi vijon të jetë një nga pikat më të rëndësishm­e të skuadrës që drejtohet nga Ze Maria. Klubi do të bëjë çmos që ta blindojë atë, pasi në fund të këtij sezoni i skadon edhe kontrata. Nëse firma nuk vjen deri në janar, duket e vështirë që ajo që vijë më tutje. Plani i drejtuesve bardheblu është i qartë, nuk duan që të dalin të humbur nga largimi i këtij "xhevahiri" që kanë në organikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania