Panorama Sport (Albania)

Kashami: Erdhëm për fitore, por kemi probleme psikologji­ke

-

Iu desh ta ndiqte ndeshjen në distancë, ndaj vuajtja ka qenë më e madhe për Ndriçim Kashamin. Trajneri i Apolonisë, në mbyllje të takimit, në një bisedë për mediat, theksoi se skuadra po kalon një ngërç psikologji­k. "Ishte problem psikologji­k. Skuadra e vuajti humbjen e javës së kaluar. Paçka se ne u munduam të rrisnim anën psikologji­ke, nuk ia dolëm. Ajo është jetike, e brendshme dhe secili lojtar e përjeton në mënyrën e vet. U goditëm kur nuk e prisnim. Pikërisht nga një kundërsulm, që është edhe problemi ynë. Ekipi e përjetoi keq edhe golin e dytë dhe kjo ndeshje u mbyll para kohe. Shpërthimi im nga tribuna ishte te goli i dytë. Mund të ishte bërë faull dhe të merrnim karton të verdhë, por lojtarët nuk e kanë kuptuar. Shkurt goli mund të evitohej. Gjithsesi, unë besoj se do të jemi në pesëshen e parë, edhe pse kemi bërë gabime rrugës. Nuk jemi pesimistë dhe vlera kemi, dhe reagimi do të vijë që në ndeshjen e radhës. Sa për portierin, ai është djalë i pjekur, ka elasticite­t, por është pak emotiv", tha trajneri, duke komentuar edhe Endrit Çakon. Humbja e Tiranës ndaj Bylisit dhe mbi të gjitha paraqitja, bëri që në Fier të shpresonin që edhe ata mund t'ia dilnin. Këtë e pranoi edhe vetë Kashami, ndërsa në mbyllje të deklaratës tha: "Do të gënjeja po të mos them që kishim ardhur për fitore. Pas Bylisit e kishim parë kundërshta­rin dhe e kishim analizuar në detaj. Po të mos kishim pësuar gol, mund të kishim marrë një rezultat pozitiv. Gjithsesi, Tirana e meritoi fitoren. Ajo e dominoi lojën, por e pranoj se ne e hapëm vetë lojën për të shkuar drejt portës. Kjo ishte rruga jonë e vetme".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania