Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Ja pse i lashë tre titullarë në stol

“Të gjithë të paralajmër­uar, askush nuk e ka vendin të sigurt”

- ADELA MERKO

Ishte aq i sigurt për kthesën dhe ajo erdhi. Fakti që në fund shënuan dy prej zgjedhjeve të tij, i ka përkëdhelu­r sigurisht krenarinë Ze Marias, ndaj hapur e thotë që "rrotacioni" erdhi prej humbjes së pësuar. Nuk bëhet fjalë për dëmtime, por për vendime teknike, dhe këtë e pranoi me fjalë të prera gjatë deklaratës së dhënë dje për mediat.

Shumë surpriza në formacion sot (dje), pse Daja, Kërçiku e Ngoo ishin në stol sot?

Surprizë, por janë zgjedhje që duhet t'i bëj ndonjëherë, pasi ata që luajtën sot u stërvitën mirë këto ditë dhe pastaj luajtën mirë. Kjo do të thotë që nuk jemi një grup prej 12- 13 lojtarësh, por 20 lojtarësh që mund të luajnë.

Është ndonjë i dëmtuar apo...?

Jo, nuk ishin zgjedhje fizike, por taktike të bëra nga unë. Kaq e thjeshtë.

Pse ndodhi ky rrotacion pikërisht pas humbjes?

Sepse një skuadër kur fiton, nuk ndërrohet. Vetëm kur humb ka ndryshime dhe kjo bëhet për përmirësim­e. Nuk do të thotë që ishte problemi tek ata që nuk luajtën, por nga ana tjetër, ata që luajtën bënë mirë, ndaj është koha për të treguar nivelin e kësaj skuadre. Të gjithë duhet të kenë kujdes, pasi mund të hyjnë dhe të dalin nga formacioni.

Do të jetë përfundimt­ar ky ndryshim?

Nuk e di. Fituam një ndeshje sot (dje), është normale që ata që bëjnë mirë të luajnë sërish, ashtu si të tjerët luajtën 7 ndeshje radhazi. Por nëse e meritojnë të luajnë, duhet ta tregojnë gjithnjë. Nuk mbaron asgjë me mbylljen e një ndeshjeje, pasi unë e shoh grupin mbi të gjitha në stërvitje. Ndaj gjithkush duhet të japë maksimumin edhe javën e ardhshme.

Guxuat me 11-shen, ndaj sa u qetësuat kur shënoi Halili me Çelhakën?

Jam i lumtur për ata dhe skuadrën, por edhe për veten. Ata patën mundësinë që të luanin dhe ia dolën, zëvendësua­n më së miri titullarët.

Ndryshuat edhe skemën, ishit me dy sulmues?

Ne kemi luajtur me 3 në fakt më herët, por jo me dy më përpara. Kjo është një skemë më e thjeshtë për lojtarët, që mund ta adaptojnë në çdo moment apo episod të ndeshjes. Kemi treguar që jemi të fortë, pasi kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën, si Ngoo apo Greca, që janë elementë që i hapin punë çdo kundërshta­ri.

Bylisi vazhdon të ushtrojë presion, ka fituar sërish...

Jo, unë nuk mendoj për Bylisin. Më intereson vetëm Tirana. Gabimi i javës së shkuar nuk do të ndodhë më. Skuadra është e përqendrua­r që të realizojë objektivin madhor të sezonit, që është titulli dhe ngjitja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania