Panorama Sport (Albania)

Shkël en Besëlidhja, tripletë ndaj Korabit

endësit dhurojnë spektakël, dibranët të pafuqishëm

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja shpërthen ndaj Korabit duke e mundur me rezultatin 3-0. Një sfidë mes dy ekipeve pretendent­e për t'u ngjitur në Superiore që mbyllet me fitoren e lezhjanëve. Me këtë 3pikësh, Besëlidhja ngjitet në vendin e 2- të. Ndreca në pjesën e parë dhe Ajazi me dopietë në pjesën e dytë i japin fitoren Besëlidhje­s. Nga ana tjetër, dibranët e kanë shumë të vështirë të marrin rezultat pozitiv duke bërë një paraqitje zhgënjyese. NDESHJA

Loja nis e qetë dhe nën kontrollin e Besëlidhje­s duke e mbyllur kundërshta­rin në gjysmëfush­ën e tij. Të parët që rrezikuan janë vendësit në të 3-ën dhe të 4-ën me dy gjuajtje nga goditja e dënimit diagonal me portën dibrane, por nuk u shfrytëzua­n siç duhet. Pas disa sulmesh sporadike, në të 9-ën janë miqtë që organizuan një sulm dhe në hyrje të zonës lezhjane, Shakashvil­i gjuan fort, por topi kalon ngjitur me pingulen e djathtë të Bajrit. Në të 23- ën, Besëlidhja fiton dy këndore radhazi, por në krahë të ndryshëm që ekzekutohe­n nga Ndreca, por pa rrezik për Selacin. Dy minuta më pas, lezhjanët fitojnë një goditje dënimi nga e djathta e sulmit nga rreth 30 metra. Ekzekuton në mënyrën e duhur Ndreca dhe pas një devijimi të lehtë nga një mbrojtës mik, topi përfundon në rrjetë dhe 1-0. Pas pësimit

të golit, miqtë dibranë mundohen që të organizohe­n, por sulmet e tyre thyhen para zonës nga mbrojtja e Besëlidhje­s. Në të 40-ën ishte O. Kamara që godet fort nga 30 metra duke e detyruar Selacin që të grushtojë mbi tra në këndore. Fraksioni i dytë nis

si i pari, por nën kontrollin e vendësve. Në të 54- ën Besëlidhja fiton një këndorë që ekzekutohe­t nga Ndreca, por krosin e kontrollon Selaci. Në të 64- ën, lezhjanët e Besëlidhje­s fitojnë një goditje dënimi ballore, që ekzekutohe­t nga Hepaj dhe Selaci në gatishmëri e grushton mbi tra. Në minutën e 75-të, Besëlidhja organizon një sulm nga e djathta, ku Frroku kombinon me Hepajn në zonën dibrane, por topi kontrolloh­et nga Selaci. Në të 88-ën ishte Frroku që sulmon me shpejtësi nga e djathta dhe sapo i afrohet zonës dibrane pikas Ajazin të zbuluar në qendër dhe shërben për të, ku sulmuesi nuk fal dhe shënon 20. Dibranët u shthurën dhe në minutën e parë shtesë ishte përsëri Ajazi, që pasi shmang një mbrojtës mik dhe portierin, nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë, 3-0. Spartak Ajazi ka luajtur si titullar vetëm 4 ndeshje, pasi ka qenë i dëmtuar dhe ia ka dalë që të realizojë 5 gola duke qenë shënuesi më i mirë i Besëlidhje­s deri tani. Nga ana tjetër, dibranët tregojnë se kanë shumë probleme dhe këtë sezon do ta kenë të vështirë të jenë pretendent­ë.

 ??  ?? Lojtarët e Besëlidhje­s duke festuar një prej golave të djeshëm
Lojtarët e Besëlidhje­s duke festuar një prej golave të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania