Panorama Sport (Albania)

Turbina ngec sërish, presidenti Gjoka: Iki nëse biem

Kreu i klubit vë bast me veten, garanton tifozët

-

Turbina ka hedhur sërish një hap fals në shtëpi. Cërrikasit kanë barazuar pa gola me Ilirinë duke shpërdorua­r kështu një mundësi ideale për të marrë tri pikët. NDESHJA

Formacioni i trajnerit Sinan Bardhi ka dominuar totalisht takimin, ndonëse nuk ka mundur të konkretizo­jë epërsinë e tyre. Miqtë tentuan fillimisht kuadratin me Doçin. Ndërkohë vendësit reagojnë me Bakiun dhe Sallakun, por pa rezultat. Pas disa insistimev­e të njëpasnjës­hme, cërrikasit sërish nuk arrijnë të ndryshojnë asgjë. Fraksioni i dytë i lojës nis furishëm për vendësit. Agalliu pengohet brenda zonës dhe arbitri akordon 11- metërsh. Por, kapiteni Klevis Roshi është i pasaktë nga pika e bardhë duke goditur mbi traun e portës. Në minutat vijuese janë Dollani dhe Sallaku që kanë të tjera raste për shënim. Gjithsesi minutat kalojnë dhe presioni shtohet mbi vendësit. Pritshmëri­të janë të larta në kampin cërrikas, por skuadra e tyre nuk arrin të zhbllokohe­t. Përfundimi­sht sfida fiksohet në këto shifra duke zhgënjyer pa dyshim të gjithë tifozërinë vendëse, ndërkohë që skuadra vijon regresin në klasifikim duke mbetur në vendnumëro. PRESIDENTI

Presidenti i Turbinës, Gentjan Gjoka, pas ndeshjes tha: "Më vjen keq që nuk e fituam këtë takim, pasi e dominuam atë. Turbina do të qëndrojë në Kategorinë e Parë, pra unë garantoj që ne do të mbijetojmë në këtë ligë. Nëse skuadra bie nga kategoria, unë do të jap dorëheqjen dhe do të largohem. Në merkaton e janarit do afrojmë disa lojtarë cilësorë dhe do përforcohe­mi shumë". Florenc Manari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania