Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Tomori, “poker” golash

Lezhjanët dorëzohen pa kushte, vendësit kanë pretendime për një 11-metërsh

- ARBEN ÇEPANI

Tomori nuk ka falur në shtëpi, në ndeshjen ndaj Shënkollit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Dule, nuk u ka dhënë në asnjë moment mundësie lezhjanëve në stadiumin "Bashkim Sulejmani" të Kuçovës duke i shënuar katër gola.

PJESA E PARË - Beratasit e nisin lojën me theks sulmues duke rrezikuar që në minutën e 2-të me anë të Kolecit. Pas 6 minutash një tjetër situatë e rrezikshme në zonën e miqve, por topi përfundon sërish jashtë. Lezhjanët mundohen të reagojnë dhe Selaci që tenton të vërë në vështirësi portierin vendës me një gjuajtje nga distanca, por nuk është i saktë. Dhe në një situatë të tillë, goli i beratasve është vetëm çështje kohe. Minuta e 21- të dhe Çaço shërben bukur për Sharavolli­n, i cili në brendësi të zonës mposht portierin mik duke gjuajtur saktë. Pas tre minutash vjen një gol tjetër i shënuar nga Onuh, por që anulohet nga

gjyqtari kryesor. Në minutën e 30-të beratasit pretendojn­ë për një 11-metërsh, por edhe këtë herë kryesori lejon vazhdimin e lojës. Miqtë mendojnë pak për sulmin dhe në të 35- ën Gega gjuan në drejtim të portës së Kaloshit, i cili arrin të presë. Ndërsa

për beratasit vjen edhe goli i dytë. Mirani kombinohet bukur me Onuh dhe në të 43ën, Tomori dyfishon avantazhin dhe janë të qetë për pjesën e mbetur të takimit.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë i lojës është i mirë për miqtë që kërkojnë të

rihapin ndeshjen duke e vizituar më shpesh portën beratase, por nuk ia dalin. Me kalimin e minutave, vendësit fitojnë terren dhe në minutën e 55- ë Kopaçi merr një inkursion nga krahu i majtë duke shërbyer për Kolecin, i cili edhe pse

diagonal me portën arrin të gjejë golin e tretë. Tashmë nuk ka më dyshime që fitorja do t'u takojë beratasve, por ka ende lojë. Në minutën e 81- të është Kopaçi që shënon me një gjuajtje nga rreth 25 metra. Pas një minute është Onuh që i

ka të gjitha mundësitë për të realizuar edhe golin e pestë, por gabon vetëm për vetëm me portierin duke e dërguar sferën jashtë. Një fitore e thellë dhe e bukur e beratasve, të cilët kanë zhvilluar një prej ndeshjeve më të mira të këtij sezoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania