Panorama Sport (Albania)

Goleadë e Kinostudio­s, llaznia kursehet në derbi

-

Dy skuadrat kryesuese të kampionati­t kombëtar të futbollit për femra kanë fituar edhe në javën e 6-të, ku 5 ndeshjet e saj u luajtën ditën e shtunë. Teuta ka triumfuar në transfertë­n e Kamzës kundër Dajtit, ashtu sikurse Tirana në Bilisht. Ndërsa ndeshje më e ekuilibrua­r ka qenë ajo midis Jubanit dhe Pogradecit. Në ndeshjen e luajtur në Korçë është skuadra e Kinostudio­s që drejtohet nga Gëzim Gjonpalaj që arriti një tjetër fitore të thellë, por që në fakt ka qenë një fitore ndaj një kundërshta­ri me shumë ndryshime dhe me vajza të reja në skuadër. Skënderbeu është dorëzuar pa kushte ndaj mikeshave nga kryeqyteti në 90-minutëshin e luajtur në aneksin e stadiumit "Skënderbeu", në një takim që në fakt për 90 minuta është komanduar nga fillimi në fund nga ana e Kinostudio­s. E veçanta e këtij takimi ka qenë që Kinostudio ka shënuar 10 gola dhe 9 herë ka goditur shtyllat. Pesëgolësh­i i Cyme Lulaj që ishte edhe lojtarja më e mirë e këtij takimi, ka bërë që Kinostudio të arrijë një tjetër fitore të thellë, por këtë herë në transfertë. Skuadra e Teutës ka fituar në Kamzë 5-0 me golat e Metallës , Xhymertit e Qerimit si dhe dopieta e Gjergjit që goditi dhe traversën.

Juban Danja ka arritur një tjetër fitore kësaj here ndaj Pogradecit në shifrat 4-2. Vajzat shkodrane kanë fituar 2-1 pjesën e parë dhe 4-2 të gjithë lojën. Edhe pse Pogradeci shënoi golin e parë duke kaluar në avantazh, Jubani reagoi shpejt duke barazuar e më pas duke kaluar në epërsi. Pjesa e dytë ka folur për vendëset, të cilat shënojnë edhe dy gola të tjerë, ndërsa Pogradeci vetëm ngushton diferencën në 4-2. Vllaznia, në futbollin e femrave, ka fituar ndeshjen derbi me skuadrën e AAS me rezultatin 30. Vajzat kuqeblu, me këtë fitore momentalis­ht, vazhdojnë kryesimin së bashku me Kinostudio­n, por kanë një ndeshje më pak se kryeqyteta­set. Pavarësish­t kësaj humbje qartazi, AAS ka një rritje këtë vit në nivelin e lojës duke mos u ndëshkuar me shumë gola, ndërsa Vllaznia vijon rrugëtimin drejt titullit kampion. Tirana që drejtohet nga Namik Dangjija ka arritur një fitore tenistike në Bilisht, ku skuadra bilishtare tregoi një rritje dhe përmirësim në lojën e saj. Skuadra e Apolonisë ka qëndruar pushim. Ll. Saro, S. Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania