Panorama Sport (Albania)

Partizani 'pa frena), Erzeni i bën 'presion)

llaznia mposht bindshëm Teutën, arka olej ia del në lbasan

-

Partizani në volejboll për meshkuj e mbyll fazën e parë të kampionati­t kombëtar në vendin e parë pa asnjë humbje, ndërkohë që dje në pallatin e sportit "Tamara Nikolla" të qytetit të Korçës, ka djersitur për të siguruar trepikëshi­n e radhës. Kjo edhe për meritë të korçarëve të rrjetës, që heraherës jo vetëm kanë rivalizuar të kuqtë, por kanë arritur të fitojnë edhe një set. Partizani ka ditur të fitojë edhe pa }lli Tomorin në pankinë, ndërkohë që skuadrën e ka drejtuar zv~ trajneri Tukseferi. Seti i parë fitohet lehtësisht nga miqtë, të cilët udhëheqin 3-5, 11-16 dhe më pas 14-20 dhe e mbyllin setin e parë 19-25. Gjithçka ndryshon në setin e dytë në favor të Skënderbeu­t që shtang miqtë, pasi pas barazimit 3-3 në këtë set, është Partizani që kryeson 3-8. Korçarët luajnë më mirë dhe barazojnë shifrat 9-9-, 11-11 dhe më pas marrin kryesimin 14-11, 16-12, 21-17, 23-20 dhe e mbyllin setin e dytë në favorin e tyre 25-22. Më pas, Partizani nuk fal dhe seti i tretë fillon mirë për Skënderbeu­n 6-4, ndërkohë që të kuqtë kryesojnë 6-9 dhe më pas bëjnë shkëputjen e madhe 9-19 dhe e mbyllin këtë set thellësish­t 12-25. Seti i katërt vetëm në

start është rivalizues, pasi shifrat barazohen në 5-5, ndërkohë që më pas miqtë kryesojnë 5-10, 8-13, 13-16, 16-21 dhe e mbyllin krejt setin e katërt 1625. Në këtë mënyrë Partizani fiton 1- 3 në Korçë, në një ndeshje jo fort të lehtë edhe për atë se Skënderbeu nën

drejtimin e Pandush Kapedanit nuk është më skuadra e viteve më parë, por ka ndërruar krejtësish­t fytyrë. Në ndeshjen e luajtur në Durrës, skuadra shijakase po vazhdon ecurinë e rezultatev­e pozitive. Erzeni ka mposhtur pastër 3-0 rivalët nga kryeqyteti, në një ndeshje të dominuar krejtësish­t prej tyre. Emocione pa fund në setin e tretë që ka shkuar deri në 31 pikë, pas disa shtesave, duke fituar 31-29. Ndërsa Vllaznia ka fituar pa probleme ndaj Teutës, ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kuqeblutë kanë mundur 3-0 durrsakët, të cilët nuk kishin forcën e duhur për të bërë një ndeshje të mirë. Farka ka fituar në Elbasan 3-0 me setet 1325, 22-25 dhe 19-25.

Llazi Saro, Senad Nikshiqi, Vladimir Mema, Roland Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania