Panorama Sport (Albania)

Tirana ndjek 8arletin, Parti9ani parakalon Teutën

-

Janë luajtur dhe ndeshjet e fundit për fazën e parë të volejbolli­t për femra, në grupin A1. Tirana është treguar më e kujdesshme në pikët vendimtare ndajTeutës duke krijuar një epërsi të lehtë në dy setet e para, të cilat i fitoi 25-22 dhe 25-18. Por, durrsaket nuk heqin dorë dhe rihapin ndeshjen duke fituar 18-25 setin e tretë dhe më pas rivalizojn­ë fort për çdo pikë edhe në setin e katërt, por bardheblut­ë nuk gabojnë më, fitojnë 25-23 dhe marrin tri pikë të arta ndaj një rivali direkt për titull. Tirana me fitoren e sotme (dje) ndajTeutës 3-1 ka konsolidua­r vendin e dytë në renditjen e këtij grupi. Një fitore të lehtë, por me shumë rëndësi, korri sot edhe Partizani në Peshkopi, duke mundur 3-0 Korabin, sukses që jo vetëm i ka dhënë 3 pikë ekipit të trajnerit Tarja, por i ngjiti të kuqtë në vendin e tretë në renditje, në përfundim të fazës së parë. Skënderbeu, pas shumë javësh pa fitore në shtëpi, dje ka arritur të mposhtë Vllazninë në një ndeshje, ku të dyja dy skuadrat ishin me nivel të barabartë, por që ka vendosur fusha. Korçaret janë treguar më të sakta në këtë takim përpara tifozërisë së vet, ndërkohë që Vllaznia u përpoq të bënte diçka, por në fund mundi të merrte vetëm një set dhe asnjë pikë. Kështu Skënderbeu duke mundur 30 Vllazninë në Korçë, korri dhe fitoren e tretë në kampionat, sukses që e pozicion në mesin e artë. Vllaznia rivalizoi vetëm në setin e tretë, të cilin e fitoi, por kaq ishte shumë pak për të fituar me korçaret që e dominuan takimin në pjesën tjetër dhe e merituan fitoren. Për sa i përket setit të parë duhet thënë se nisi mirë për miket që kryesuan 1-4, ndërkohë që Skënderbeu kthen shifrat në 7-4 në favorin e vet. Në përfundim Skënderbeu triumfon 25-20. Ndërsa në të dytin ka fituar 25-19, por është mundur në setin e tretë 25-23, ku rivaliteti ka qenë tepër i madh. Në fund ka fituar setin e katërt 25-14. Kështu është mbyllur dhe faza e parë e kampionati­t duke nxjerrë në krye kampionët në fuqi, të cilët janë treguar absolut pasi kanë fituar të gjitha ndeshjet.

Llazi Saro, Fatmir Zhuzhi, Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania