Panorama Sport (Albania)

Montela këmbëngul: Luajmë mirë dhe kapim vendin e 4-t

“Kemi kalendarin në favor, do t'i arrijmë objektivat”

-

Vinçeno Montela sheh gotën gjysmë plot, pavarësish­t se në 13 ndeshjet e para sezonale në Serinë A Milani i tij ka realizuar gjashtë humbje. Sipas trajnerit, skuadra edhe ndaj Napolit dhuroi një paraqitje dinjitoze, teksa në konferencë­n pas ndeshjes shpjegoi: "Djemtë luajtën mirë dhe ky është një aspekt pozitiv që duhet ruajtur edhe në të ardhmen. Ndaj Napolit zhvilluam një tjetër ndeshje në rritje dhe mendoj se meritonim diçka më shumë. Sigurisht skuadra duhet të përmirësoh­et në lojë, sidomos në 20 metrat e fundit. Jam i lumtur për paraqitjen, por i trishtuar për humbjen pas një takimi të tillë". Kuqezinjtë vazhdojnë të humbin ndaj ekipeve që janë përpara tyre në klasifikim, por Montela ofron versionin e tij të fakteve teksa pranoi: "Kemi humbur vërtet, por ndaj Juventusit dhe Napolit kemi luajtur një pjesë të mirë loje si të barabartë.

Niveli i tyre është i vështirë për t'u arritur dhe na duhet kohë, por unë jam i bindur se skuadra vazhdon të bëjë përparime. Milanit i mungojnë rezultatet dhe klasifikim­in e kam të vështirë ta shoh, por tani e tutje kemi disa ndeshje të favorshme dhe do të përpiqemi të ndryshojmë pozitivish­t renditjen tonë". Milani po luan çdo tri ditë dhe përgatitja e ndeshjeve bëhet në një kohë të limituar, por Montela nuk pranon alibi: "I njohim vështirësi­të e rrugëtimit tonë, por nuk do të kapemi pas tyre. Duhet të përmirësoh­emi akoma dhe të tregohemi më konkretë në sulm. Personalis­ht mbetem optimist, pasi shoh edhe rritjen e skuadrës. Skuadrat e tjera po ecin me një ritëm të lartë, ne e kemi kaluar momentin e vështirë, ndaj jam i bindur se shumë shpejt do të arrijmë të futemi përsëri në garë për katër vendet e para".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania