Panorama Sport (Albania)

Peroti dhe Naingolan fitore force për Romën, Lacio reagon vonë

Nga një penallti për skuadër dhe shumë tension në derbi

-

Derbi përfundon 2-1 në favor të Romës që i falet një penalltie të Diego Perotit dhe një të djathte kirurgjika­le të Raxha Naingolan, i cili edhe mund të mos e luante për shkak të një dëmtimi. Verdhekuqt­ë fitojnë dhe parakalojn­ë Lacion në renditje duke krijuar kështu klimën idealë për të përgatitur transfertë­n e Champions-it në Madrid ndaj Atletikos. Përveç yjeve të tij, Di Françeskos i erdhi në ndihmë edhe paraqitja e turpshme e rivalit Bastos.

LUFTË NË MES - Pak minuta përpara takimit, Naingolan jep "OK" dhe zbret në fushë titullar. Kur nuk kanë kaluar ende 120 sekonda, Imbolie shënon, por golit i tij anulohet, me të drejtë, pas një pozicioni jashtë loje. Peroti dhe Naingolan ende pa gjetur rrugën e golit, ishin ndër më të mirët në fushë, ndërsa nga bardhekalt­rit vetëm Luis Alberto duket në një ditë të mirë. I vëmendshëm Strakosha në dy momente gjatë pjesë së parë, kur fillimisht ndal Xhekon e më pas devijon në këndore një tentativë të Kolarov. Lacio e pjesëS së parë është e gjitha në dy goditje të Marusiçit dhe Imbolies, të cilat nuk vënë në vështirësi Alison. FAKTORËT - Aktivizimi i belgut nga minuta e parë ishte në dyshim për shkak të një dëmtimit

gjatë grumbullim­it me kombëtaren, por mesfushori shtrëngoi dhëmbët dhe rezultoi "armë vdekjeprur­ëse". Edhe argjentina­si, si gjithnjë i akullt nga pika e bardhë, priti lëvizjen e Strakoshës përpara se të godiste. Portieri shqiptar kuptoi krahun, por nuk arriti të evitonte golin. Lacio reagoi

më një ndërrim të dyfishtë, ku Nani dhe Lukaku zunë vendet e Leivas dhe Luliç. Freskia e dy të rinjve, por edhe teknologji­a i dha një dorë të madhe Lacios, teksa Roki pa nëpërmjet VAR-it një prekje të topit me dorë në zonë, nga ana e Manolas. Per Imobilen ngushton distancën, por

ajo nuk do të ndryshojë as pas gjashtë minutave shtesë me Romën që shijon tri pikë shumë të rënda, të cilat e i japin vendin e tretë. Më humbjen e djeshme te Lacio, shohin gjithashtu t'u ndërpritet një seri pozitive prej dhjete ndeshjesh të fituara mes kampionati­t dhe

Ligës së Europës. Nga ana e tyre verdhekuqt­ë shijojnë parakalimi­n në dëm të kushërinjv­e dhe presin sot rezultatet e Juventusit dhe Interit, pa harruar që kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar ndaj Sampdorias, ashtu si edhe Lacios që ka gjithashtu një ndeshje më pak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania