Panorama Sport (Albania)

Alegri lë jashtë Bufonin: Në dyshim edhe Dibala

"Aspiroj pankinën e talisë, por kam një kontratë me Juven"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ndodhej edhe emri i Masimilian­o Alegrit mes kandidatëv­e të mundshëm si pasardhës i Venturës në pankinën "axurre". Por Italia mund të presë, së paku për momentin. "Kam dëgjuar të flitet për drama, por dramat në jetë janë të tjera. Ndodhi diçka, që për fat të keq e la Italinë jashtë Botërorit. Zakonisht, në raste të tilla, duhet të dish të luftosh për t'u ngritur sërish në këmbë. Unë në kombëtare? Absolutish­t jo. Është një ambicie e imja, por jo në këtë moment", ka mbyllur "dyert" trajneri bardhezi. "Largohem nga skena. Kam një kontratë me Juventusin dhe shumë gjëra ende për të bërë, objektiva për të arritur. Duhet të ndërtoj një skuadër për të ardhmen. Për përfaqësue­sen do flitet pas disa vitesh, nëse do ta kem përsëri rastin. Përndryshe do bëj pushime në det".

FORMA IONI - Me të mbyllur kapitullin e kombëtares, Alegri ka qartësuar edhe zërat lidhur me daljen e mundshme nga "Shoqata e Trajnerëve", pas polemikës me Ulivierin. "Nëse do më duhet të marr një vendim, gjithçka do bëhet në zyrat e duhura. Çdokush prej nesh ka lindur për të dhënë diçka, e jo për të bërë thashethem­e". Kundër Sampdorias do grumbulloh­en Pjaniç e Kuadrado, jashtë Bentakur. Bufonin do ta lë pushim: pas 15 ditësh me kombëtaren e shoh të arsyeshme, edhe pse Shezni është në formë të mirë. Jashtë edhe Barzalji. Dibala është në dyshim, do vendos përpara

ndeshjes.

DILEMAT - "Pjaniç e Kuadrado janë në formë të mirë. Miralem po punon prej një jave, Huan ndien ende një shqetësim, por të dy janë në kushte për të luajtur. Kam dyshimin mes Dibalas e Bernardesk­it, por edhe te krahët e mbrojtjes dhe në mesfushë. Pjaca? Shënoi një gol të shkëlqyer me të rinjtë, jam i lumtur. E meriton pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë larg fushave. Duhet të vazhdojë me këtë ritëm për të fituar akoma më shumë besim".

PIKË ME PESHË - "Jemi në

një moment delikat të sezonit, këto janë pikë të rëndësishm­e. Kemi pësuar 11 gola në 7 ndeshje: për ne janë shumë, situata duhet të përmirësoh­et. Jemi nisur mirë, nuk është një Juve ndryshe: ndodhemi një pikë pas Napolit. Nga nesër (sot) e deri më 6 janar na pret një muaj e gjysmë vendimtar me përballje direkte. Do kemi Napolin, Interin e Romën. Ditë të rëndësishm­e për t'u rikthyer në majë të klasifikim­it e për të hedhur bazat e fundsezoni­t".

KUJDES NGA SAMPI - "Nuk do jetë e lehtë në Xhenoa, Sampdoria s'e njeh

humbjen në shtëpi. Luan mirë, më mirë se vitin e kaluar. Në ' Marassi' do jetë i nevojshëm një rendiment i lartë nga ana jonë. Xhiampaolo është rikthyer mes të mëdhenjve. Teknikisht Sampi është një skuadër fizike. Nesër (sot) do duhet një Juve e madhe".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania