Panorama Sport (Albania)

Tremb Brankini: Ançeloti do t'i thotë “jo” stolit të Italisë

-

Karlo Ançeloti mendohet t'i ketë thënë "jo" stolit të kombëtares italiane, duke refuzuar kështu propozimin e presidenti­t të Federatës së Futbollit Italian. Mohimin (ende jo të konfirmuar nga vetë Karleto) e ka dhënë Xhiovani Brankini, menaxher dhe ndërmjetës historik i merkatos, për mikrofonat e "Radio Deejay". Lidhur me mundësinë që Ançeloti të ulet në stolin e "axurrëve", Brankini tha: "Duhet ta përjashtoj këtë mundësi. Karlo i respekton të gjithë, por nuk e ndien të ulet në stolin e Italisë". Duket, pra, se nuk do të jetë ish-trajneri i Bajernit të Mynihut (i shkarkuar pak kohë më parë nga bavarezët) njeriu që do të ringrejë në këmbë kombëtaren italiane të futbollit, pas "makthit" të eliminimit

nga Botërori...

TRAJNER NË QERSHOR - Ka gjithashtu një aspekt ekonomik-burokratik që pengon arritjen e akordit. Që këtu deri në fund të sezonit, Karleto do vazhdojë të përfitojë para nga Bajerni: 8 milionë në vit ishte paga vjetore, pasi u shkarkua, do të përfitojë gjysmat. Federata Italiane nuk do mund t'ia

garantonte kurrë atë rrogë. Rregullat janë të qarta: do kërkojë një kontratë katërvjeça­re, një staf të tijin, një menaxhim të gjerë që do prekë edhe sektorin e të rinjve dhe një autonomi totale në veprim. Dhe në saje të kontratës me bavarezët, vendimin do ta marrë jo përpara qershorit.

JO "OMBRELLË" - Gjatë ditëve

të kaluara, Tavekio kishte nisur përpjekjen për t'i dhënë Ançelotit fatet e "axurrëve", që megjithatë nuk do bëhej kurrë trajner i Italisë vetëm për t'i mbuluar krahët kreut të federatës. Për të bërë një shembull, nuk do dëshironte të kishte funksionin e "ombrellës- Konte": të vendosej në kushtet për t'iu përgjigjur së njëjtës pyetje drej- tuar ish-trajnerit të Juventusit në ditën e prezantimi­t: "Ju u punësuat edhe pse Tavekios i shërbente një emër i madh?". Përfundimi: Ançeloti do pranonte vetëm nëse mbi kokën e tij do shkëlqejë dielli, përndryshe do qëndrojë atje ku ndodhet, në Vankuver, duke peshkuar salmon. Ose në pritje të një telefonate serioze...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania