Panorama Sport (Albania)

Formacioni, Interi për rekord

Trajneri: Ndaj Atalantës s'dua lëshime. Unë në Kombëtare? Jo, duhet Ançeloti

- Përgatiti: LEDIO NASE

Me një objektiv jo të vogël përpara, tani zikaltrit kanë nisur vjershën. Që nis me "Handanoviç, D'Ambrozio, Shkrinjar...". Të tjerat nisin nga "Sarti, Burgniç, Faketi..." te "Hulio Sezar, Maikon, Lusio, Samuel...", pa harruar "Zenga, Bergomi, Brehme..." e kohës së Trapatonit. Skuadra që kanë shkruar historinë e Interit në saje të sukseseve, por që si ajo e Spaletit ishin të identifiku­eshme me një 11-she bazë. Dhe në pritje për të parë nëse do arrijnë të ngrenë ndonjë trofe, mund të jenë pikërisht Ikardi me shokë ata që do bëjnë historinë sot kundër Atalantës. Sepse nëse për të gjashtën herë radhazi do zbriste në fushë i njëjti formacion, rekordi nuk do ishte vetëm interist, por në nivel kampionati. Përpara Spaletit, Interi nuk kishte shkuar kurrë përtej tri formacione­ve fotokopje radhazi.

FLET SPALETI - Interi është e fundit nga të mëdhatë e Serisë A që do zbresë në fushë, sot në "Meazza" (sërish rreth 60 mijë tifozë) kundër Atalantës. Luçiano Spaleti në konferencë­n për shtyp është shfaqur ( si përherë) i qetë. "Të mos u hapim rrugë justifikim­eve për lojtarët që nuk u kualifikua­n në Botëror, këtë dua ta bëj menjëherë të qartë. Kemi rrugën tonë për të ndërmarrë, i kam gjetur të zemëruar, por Interi qëndron mbi gjithçka. Duhet të marrim fitoren në shtëpi e jo të dhurojmë pikë në asnjë javë. Luhet me të njëjtin përqendrim si gjithmonë, s'dua asnjërin të hutuar. Të përfitojmë nga rasti për të lëshuar një mesazh për kampionati­n italian. Askush nuk më ka lënë të kuptohet se duhet të lihet mënjanë. Nëse paraqitjet tona do vareshin nga mungesa e

kualifikim­it të Italisë në Botëror, ku presim të shkojmë?".

ANÇELOTI NË KOMBËTARE - U fol edhe për momentin negativ të futbollit italian. "A është vërtet e nevojshme të mbledhim opinione? Edhe unë jam përgjegjës, duhet të krijojmë kushte për të

punuar më mirë, për të kontribuar në një futboll më të mirë. Nëse më pyesni se cilin shoh si personin e duhur, them Ançeloti. Është numri një, ka karizëm, eksperienc­ë dhe pëlqehet nga të gjithë. Ka edhe të tjerë, por për kombëtaren duhet më e mira dhe ai është ajka".

MBROJTJA - "Duhet të tregohemi më të kujdesshëm, të përmirësoh­emi". Nëse konfirmohe­t, sot do ishte formacioni i gjashtë identik radhazi: "Kemi gjetur soliditet", pranon Spaleti, "dhe duhet ta përdorim në favorin tonë. Do na nevojiten të gjithë dhe duhet t'i përdorim në

mënyrën e duhur. Gjatë javës kemi bërë edhe disa mbledhje për të shqyrtuar situatën pas pushimit".

INDIVIDUAL­ITETET - Në të majtë pritet të luajë sërish Nagatomo. "Santonin nuk e kam harruar, është njëri prej elementëve që do na japë një dorë të rëndësishm­e. Për nga struktura fizike, Atalanta nuk pëson gol nga goditjet standarde dhe në krahun tjetër shfaqet e rrezikshme kur i ka në favor. Kanë shtatin e lojtarëve të basketboll­it dhe këmbët si futbollist­ë. Davide (Santon) ka në krahun e tij edhe fizikun. Kemi rikuperuar edhe

Ikardin, ka punuar mirë në stërvitjet e rënda dhe gjuri i djathtë nuk iu fry sërish. Mauro pret të luajë prej dy javësh. Kam një grup që punon me dëshirë. Konsultuam edhe videot me montazhet e lojtarëve që luajnë me kombëtaret. Shokët e skuadrës duhet të dinë mes tyre se si sillen nëpër botë. Zhoao Mario dhe Kanselo duan të jenë më shpesh pjesëmarrë­s, është normale. Janë djem që e bëjnë punën ashtu si duhet. Së shpejti do kemi edhe Kupën e Italisë dhe do nevojitet kontributi i të gjithëve", ka analizuar në fund "psikologu" Spaleti. Por për momentin, recitohet "vjersha".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania