Panorama Sport (Albania)

Barazim polemikash, Reali dhe Atletiko “luftë” për një pikë

*ristiano +onaldo dhe Grizman në krizë, i fërshëllej­në

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barazim që mund të konsideroh­et si një humbje për Atletikon dhe Realin e Madridit. Në derbin e parë të luajtur në "Vanda Metropolit­ano" nuk ka fitues dhe ky rezultat bën të lumtur vetëm Barcelonën. Dy ekipet madrilene "vetëvriten" në tentativën për të marrë 3 pikët. Mbrëmje e errët për yjet si Grizman dhe Ronaldo, por edhe për gjyqtarin që u kontestua nga të gjitha palët. Të paktën një penallti e mohuar për Realin dhe disa faulle që rebeluan të dyja palët. Pas 12 javësh kampionat, ekipet madrilene e shohin veten 10 pikë larg Barcelonës.

YJET NË HIJE- Shumë vrull dhe pak raste në pjesën e parë të derbit madrilen. Të dyja skuadrat luftojnë për çdo top dhe në çdo cep të fushës, por kjo thjesht i konsumon fizikisht dhe nuk u jep mundësi të tregojnë vlerat përpara portës kundërshta­re. Atletiko e nis më mirë në minutat e para dhe i bën presion Realit duke mos e lënë të jetë i rrezikshëm. Korrea kishte shansin e artë për ta nisur këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, por goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën e Kasijas. Madrilenët fillojnë të shtojnë pasimet në mesfushë dhe fitojnë terren ndaj kundërshta­rit, duke e detyruar që të mbyllet në mbrojtje. Marselo nga njëra anë dhe Karvahal nga ana tjetër me daljet e tyre bëhen rrezik konstant për Lukasin dhe Huanfranin. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Toni Kros, kur kishin kaluar 30 minuta nga fillimi i ndeshjes. Pas kombinimit me Ronaldon, gjermani depërton në zonë, por goditja e tij shkon jashtë. Kristiano dhe Grizman nuk arritën të linin gjurmë në 45 minutat e para, sepse u markuan rreptësish­t nga mbrojtësit. Serxho Ramos mund të kishte ndëshkuar Atletikon në fundin e pjesës së parë, por kombinimi me kokë me Kasemiron përfundon me topin jashtë dhe me mbrojtësin që merr një goditje në hundë duke u gjakosur.

FËRSHËLLIM­A- Ramos mbetet në dhomat e zhveshjes dhe në fushë zbret Naço, sepse dëmtimi i kapitenit është më i rëndë sesa u duk në fillim. Ritmi ishte disi më i ulët në këtë pjesë dhe rastet për të shënuar munguan. Grizman konfirmoi momentin negativ që po kalon me Atletikon, sepse prej shtatë ndeshjes nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Është kohëzgjatj­a më e madhe pa shënuar

dhe në momentin kur largohet fërshëlleh­et nga tifozët. Simeone aktivizon Torresin dhe Gameiron, me këtë të fundit që kishte mundësi të artë për të kaluar Atletikon në avantazh. Varan largon topin në vijën fatale, ndërsa Ronaldo fillon të vrapojë më shumë në këtë pjesë

të dytë, duke pasur dy raste të mira. Me një goditje të fortë vë në provë Oblakun, ndërsa në tentativën e dytë Lukas i bën bllokadë. Përfundon pa shumë histori, me një barazim pa gola që e rikthen derbin e Madridit 12 vite në kohë, atëherë përfundont­e 0-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania