Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Suarez, Barcelona nuk fal

Katalanasi­t kishin mendjen te Juventusi, por pritjet e Ter Shtegenit nderuan Valverden

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Luis Suarez nuk shënonte prej një muaji, por dopieta e tij i jep Barcelonës fitoren me Leganesin dhe tri pikët e rëndësishm­e për ecurinë e kampionati­t. Katalanasi­t nuk dinë të ndalen dhe ruajnë distancën me ndjekësit, pavarësish­t se çfarë bëjnë ata në fushë. Dy golat e uruguaiani­t dhe një tjetër i Paulinjos në fundin e ndeshjes mjaftuan për të marrë 3 pikët, edhe pse pasditja nuk ishte aq shumë e bukur sa ishte menduar.

S'KA SHKËLQIM- Nuk ishte një Barcelonë e bukur për t'u parë, madje ishte e kundërta. Goli i Suarezit dhe pritjet e Ter Shtegenit tronditën Leganesin, që bëri një ndeshje pozitive dhe kërkonte gjithmonë të dominonte lojën. Asier Garitano kishte limituar në mënyrë perfekte sulmin e Barcelonës dhe ekipi i Valverdes e kishte të vështirë të krijonte raste si para, ashtu edhe pas golit. Goli erdhi pas një pasi të Busketsit për Alkaserin, i cili lëshon një goditje krosim. Aty përfiton Suarez, që tre metra larg portës e dërgon në rrjetë, duke thyer mallkimin që zgjati 478 minuta.

SUPER TER SHTEGENMes­i ishte i markuar mirë gjatë gjithë ndeshjes, por ia doli të merrte pjesë në golin e dytë të Barcelonës, duke bërë një trekëndësh interesant me Alkaserin, i cili vë në provë portierin Kuelar. Ky i fundit grushton dhe e lë topin në zonë, të cilin Suarez e godet fluturimth­i në gjysmërove­shatë duke shënuar golin e dytë. Por

mes këtyre dy golave të shënuar ishte portieri Ter Shgeten që bëri pritje spektakola­re ndaj Bevu dhe Amrabat, të cilët u prezantuan të vetëm përballë tij. Nuk është hera e parë që portieri gjerman nderon skuadrën e tij. Në fundin e

ndeshjes Paulinjo shënoi golin e tretë dhe të katërtin e tij personal me fanellën katalanase.

JUVENTUSI- Për Barcelonën, ky ishte rezultati i 17- të pozitiv, me 15 fitore dhe 2 barazime. Humbja e fundit i përket fillimit të sezonit

në Superkupë me Realin e Madridit. Tani skuadra e Valverdes do të përgatitet e qetë për duelin me Juventusin në mesjavë, ndërkohë që në javën e ardhshme do të luajë "finalen" e kampionati­t me Valencian.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania