Panorama Sport (Albania)

Junajtid i nxjerr muskujt Njukasëlli­t, Murinjos i rikthehen Pogba dhe Ibra

Goli i Gajle vetëm një iluzion, "djajtë" e përmbysin me një "poker"

-

Mançester Junajtid i Zhoze Murinjos mposht me një "poker" golash Njukasëlli­n e armikut të madh Rafael Benitez. Goli i Gajle vetëm sa i gënjeu "qymyrxhinj­të", që u përmbysën që në pjesën e parë nga "djajtë e kuq" me Marsial e Smolling dhe Pogbanë dhe Lukakun në fraksionin e dytë. Të zotët e shtëpisë zhvilluan një ndeshje të mirë, por lajmin e mbrëmjes e bënë rikthimet e Pol Pogbasë, dominues i mesfushës, dhe ai i Zlatan Ibrahimovi­çit, i cili mungonte që prej dëmtimit të rëndë në gju të pësuar në prill. Me këtë sukses, Junajtid parakalon sërish Çelsin dhe merr vendin e dytë, duke u rikthyer kështu 8 pikë pas kushërinjv­e të Sitit. KRONIKA - Junajtid bëhet i rrezikshëm në minutën e shtatë me Lukakun, por janë miqtë që kalojnë të parët në avantazh me Gajle, i cili merr një krosim perfekt nga Jedlin, përfiton nga rrëshqitja e Lindelofit dhe mposht De Gean me një të djathtë, e cila puth shtyllën dhe pastaj hyn në rrjetë. Në minutën e 19të, Mërfi i afrohet golit të nokautit me një diagonale të bukur, ndërsa 7 minuta më vonë i përgjigjet Lukaku me kokë, por gabon shënjestër nga një pozicion i volitshëm. Në minutën e 37-të, Pogba shërben në qendër për Marsialin nga e djathta dhe

bashkatdhe­tari i tij nuk gabon me kokë. Katër minuta më vonë, Hoselu rrezikon autogolin me kokë. Shelvej impenjon De Gean në 44' me një goditje nga jashtë zone. Në shtesë, Jang shërben për Smolling, i cili po me kokë gjen edhe golin e përmbysjes. Në pjesën e dytë,

"djajtë" gjejnë menjëherë golin me Pogbanë pas një aksioni fantastik të nisur nga Lukaku, përpunuar nga Rashford dhe Pogba nga pak hapa mposht Eliot. Në 67' Mërfi thërret të bëjë një mrekulli me De Gean, por tri minuta më vonë, Lukaku vulos "pokerin" pas një kombinimi

me Matën. Në minutën e 77të, Zlatan Ibrahimovi­ç rikthehet në fushë pas më shumë se 6 muajsh. Një minutë më vonë, Shelvej tremb De Gean. Mes '8990', Ibra dhe Felaini gjejnë përballë Eliotin, falë të cilit Njukasëlli shmang humbjen me shifra më të thella në "Old Trafford".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania