Panorama Sport (Albania)

Zhbllokohe­t Vidal, Bajerni fiton derbin dhe merr arratinë

Hejnkes feston fitoren e 500-të, Dortmundi 9 pikë larg

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tetë fitore në 8 ndeshje, por ajo që bën më shumë përshtypje është se janë 500 fitore në Bundesligë (duke përfshirë si karrierën si futbollist, ashtu edhe atë si trajner). Jup Hejnkes hyn gjithnjë e më shumë në librat e historisë së Bundesligë­s. Vetëm Oto Rehagel i ka fituar më shumë se ai 3 pikët. Trajneri 72-vjeçar i ka bërë një kthesë sezonit të Bajernit të Mynihut, që me të në stol ka fituar gjithnjë. Dhe me 3 pikët e fituara në derbin ndaj Augsburgut, në javën e 12-të të Bundesligë­s, kampionët arratisen në +9 pikë nga Dortmundi dhe 6 nga Lajpcigu. Ndeshjen e vulosin golat e Vidalit (31') dhe dopieta e Levandovsk­it (38' dhe 49').

NDESHJA - Augsburgu prezantohe­t me një 4-1-4-1 dhe një qasje mbrojtëse. Për pjesë të gjata të ndeshjes, Bajerni, pavarësish­t dominimit, nuk arrin të gjejë goditjen vendimtare. Rasti i parë i vërtetë për gol vjen vetëm në minutën e 14-të: Bernat shkëmben me Vidalin, i cili shërben Levandovsk­in në shtyllën e parë, por goditja e sulmuesit devijohet në goditje këndi nga Hic. Nga këndorja është Humels që shkëputet me kokë, por nuk inkuadron portën. I bllokuar në gjysmëfush­ën e vet, Augsburgu provon të reagojë vetëm në minutën e 22-të me Gregorish, i cili godet nga 30 metra, por pa arritur që ta vërë në vështirësi Ulraishin. Në minutën e 30-të vjen i vetmi rast për gol i miqve: nga goditja e

këndit të Maks, topi mbërrin te Kaibu, i cili provon me një gjuajtje fluturimth­i, por që rezulton e pasaktë. Një minutë më vonë kalon në avantazh Bajerni: nga një goditje dënimi e Hames, Augsburgu nuk arrin të spastrojë zonën e penalltisë. Goditja e Vidalit bllokohet, ajo e Humelsit shpëtohet mbi vijën fatale, riprovon Vidal, i cili këtë herë e dërgon topin në rrjetë. Shtatë minuta më vonë, Vidal vjedh topin në mesfushë dhe shërben Levën, i cili mposht Hicin për herë të dytë. Në pjesën e dytë, bavarezët shfrenohen me goditjen fluturimth­i të polakut, pas asistit të Kimishit. Augsburgu provon

të reagojë me Gregorish, por që bllokohet nga Rafinja. Ndeshja përfundon me aksionin klasik të Robenit në 73', por shënjestra e holandezit është e gabuar. Me vetëm 8 ndeshje, Hejnkes ka ndryshuar filozofinë e kësaj skuadre, e cila rikthehet kaq shpejt dominuesja e padiskutue­shme e kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania