Panorama Sport (Albania)

Horror në Shijak, dhunë ndaj lojtarëve shkodranë

Vendësit godasin miqtë, trajneri Kraja: E turpshme!

-

Plas grushti në Shi jak. Kur u duk se sit uata ishte qetësuar në Kategorinë e Parë, rikthehet sërish dhuna në stadiumet e kësaj lige. Kanë qenë lojtarët e Vllaznisë B që kanë provuar grushtet dhe shkelmat pas fitores së djeshme që arritën në Shijak. Në momentin që miqtë do të festonin këtë triumf surprizë në një transfertë të vështirë, dy prej futbollist­ëve miq kanë rënë pre e dhunës së lojtarëve vendës dhe disa tifozëve që hynë në fushë. Shijakasit nuk e kanë pritur mirë humbjen që pësuan dje dhe e kanë shfryrë dufin te lojtarët miq, që nuk bënë asgjë tjetër veçse detyrën.

NDESHJA

Erzeni ka pësuar humbjen e parë në fushën e vet. Një skuadër e shpërfytyr­uar, konfuze në pjesën më të madhe të lojës dhe shpërdorue­se, edhe e atyre pak rasteve për të shënuar. Loja nis me vendësit në sulm, ku në minutën e 23- të, Degavelli brenda zonës gjuan me kokë dhe topi ndalet nga traversa. Në minutën e 34-t, Pasha jep një asist për mbrojtësin Vathi i ardhur nga mbrojtja, që humb një gol të sigurt nga 56 metra larg portës. Në minutën e parë shtesë të këtij fraksioni, Vathi fiton një penallti që kthehet në gol nga Pasha. Megjithatë, gjithçka përmbyset në pjesën e dytë. Në minutën e 48-të, Goxha merr kartonin e dytë të verdhë dhe Erzeni detyrohet të luajë me 10 futbollist­ë. Të njëjtin fat pësoi edhe Vllaznia B, sepse Kukaj brenda 3 minutave, 52' dhe 55' merr dy kartonë të verdhë, të konvertuar në karton të kuq. Miqtë e përmirësoj­në lojën dhe arrijnë të barazojnë në minutën e 66-të me anë të Pushit. Në të 80- ën miqtë surprizojn­ë duke kaluar në avantazh me anë të Markolajt, pas një gabimi foshnjarak të Dajsinanit. Ndërkohë që pritej një reagim i Erzenit, miqtë vulosin fitoren në minutën e 89-të me golin që e shënon Erkoçeviç. DHUNA

Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport",

trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, tregon dhunën në fund të ndeshjes në Shijak. "Në momentin që përfundoi ndeshja, shkova te gjyqtarët dhe u dhashë dorën duke i falënderua­r për korrektësi­në që treguan, edhe pse nën një presion shumë të madh. Dhe

kur kthehem për të hyrë në tunel, shoh dy lojtarët e mi, Suad Bega dhe Mario Kola, të shtrirë në tokë pas goditjeve me grushte dhe shkelma që kishin marrë. U kemi dhënë menjëherë ndihmën e parë duke u bërë masazh me akull në dhomat e zhveshjes për

disa minuta. Ishte një skenë skandaloze dhe shumë e turpshme. U bë shumë rrëmujë dhe nuk u mor vesh nëse u goditën nga lojtarët vendës apo edhe tifozë të ndryshëm që mund të ishin futur në fushë. Më pas ndërhyri policia, por ishte vonë. Është e

turpshme që vazhdojnë të ketë skena të tilla në futbollin tonë. Dhe e gjitha vetëm për faktin që fituam ne. E konsideroj­në Vllazninë B si skuadër që duhet mundur medoemos, pasi nuk ka objektiva se nuk ngjitet dot në Superiore. Por ne kemi synimet tona për të promovuar lojtarët e rinj dhe për t'u renditur në 5-shen e parë. Skuadrat kundërshta­re nuk e kanë kuptuar ende se kemi një grup cilësor. Nisen me idenë se është ekip B dhe e mundim, por në fund zhgënjehen, ashtu siç u ndodhi edhe shijakasve", përfundon Kraja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania