Panorama Sport (Albania)

Gjobë Gjobë 5 milionë milionë lekë lekë nga nga FSHF, FSHF, Idrizi Idrizi mbyll mbyll stadiumin: stadiumin: Do fusim fusim vetëm vetëm femra femra

Duro ankohet për për kalendarin: kalendarin: Po prishet prishet gara

- ERMAL SIKA

Komisioni Komisioni i i Disiplinës Disiplinës ndëshkon ndëshkon sërish sërish Flamurtari­n Flamurtari­n me me një një ndeshje ndeshje pa spektatorë dhe një gjobë të majme, reagon reagon administra­tori: administra­tori: Mbështes Mbështes vendimin, vendimin, kemi kemi paguar paguar 23 23 milionë milionë lekë lekë për për një një grup grup alabakësh alabakësh

Flamurtari është dënuar sërish nga Komisioni i Disiplinës, këtë herë me një gjobë të majme prej 5 milionë lekësh të vjetër dhe një ndeshje pa tifozë, si pasojë e sjelljes së gabuar të spektatorë­ve në takimin e së enjtes kundër Skënderbeu­t. Në ndeshjen e javës së 12-të kundër Teutës, stadiumi i Vlorës do të mbyllet përsëri. Pas vendimit të djeshëm të Disiplinës, i ashpër ka qenë reagimi i administra­torit Sinan Idrizi, i cili këtë herë mbështet FSHF-në. Për "Panorama Sport", ai theksoi se edhe pse FSHF-ja ka vepruar me dy standarde, e përshëndet vendimin. "Është hera e parë që unë mbështes një vendim të FSHFsë. Ky është problem civilizimi pastaj. Pavarësish­t se është sharë edhe në stadiume të tjera dhe ato nuk janë dënuar, në këtë rast FSHF-ja ka vepruar me dy standarde. Por, e mbështes. Ne u dënuam se një grup alabakësh shanin në kor. Ato sharje ishin skandaloze. Të na dënonin edhe më shumë", deklaroi fillimisht Idrizi. Në prononcimi­n për gazetën, kreu i klubit tregon edhe vendimin që ka marrë. Ashtu siç e deklaroi para ndeshjes me

Skënderbeu­n, administra­tori konfirmoi se do të mbyllë stadiumin. "Jo, nuk e apeloj vendimin për ndeshjen që jemi të dënuar, por do të mbyll stadiumin kundër Vllaznisë. Për atë ndeshje do të hyjnë vetëm femra dhe nxënës të shkollave. Kam paguar deri tani 23

milionë lekë gjoba ndaj FSHF-së për sjellje të parregullt­a të tifozëve. Ndërsa unë harxhoj për tifozët duke i marrë në transferta, aq harxhoj për një ekip, ata ma shpërblejn­ë në këtë mënyrë".

PËR TAKAJN - Administra­tori i Flamurtari­t reagon edhe për ofendimin e presidenti­t të Skënderbeu­t, Ardian Takaj, nga tifozët vlonjatë gjatë ndeshjes së të enjtes. "Dënoj ashpër sjelljen e tifozëve vlonjat ndaj presidenti­t Takaj. Ai është një ndër presidentë­t më të mirë dhe njeri shumë qytetar. E vlerësoj dhe kam shumë respekt për të. Nuk e kuptoj sjelljen e tifozëve dhe çfarë kanë ata me Takajn. Kjo është e patolerues­hme", përfundoi Idrizi, i cili këtë herë është shumë i revoltuar me tifozët kuqezi, teksa një pjesë e vogël e tyre kanë shfrenuar fantazinë në ndeshjen kundër Skënderbeu­t në Vlorë.

 ??  ?? Një grup balerinash para ndeshjes Flamurtari- Skënderbeu 1- 1
Një grup balerinash para ndeshjes Flamurtari- Skënderbeu 1- 1
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania