Panorama Sport (Albania)

Kamza shtang Skënderbeu­n, Flamurtari një kryevepër

Vlonjatët fitojnë në minutat shtesë dhe ngjiten në vendin e dytë. Liçaj shënon supergol me roveshatë: Ja kush e parandjeu

- LLAZI SARO

Goli i një ish-i të "vret" më shumë. Nëse keni dyshime, pyesni tifozët korçarë. Këta të fundit, respektin dhe ndjeshmëri­në ndaj ish-sulmuesit e morën mbrapsht nga Plaku, i cili nuk festoi golin ndaj ekipit që e largoi si të panevojshë­m. Aq më tepër, kur një "miniduel" në distancë mes tij dhe trajnerit Daja, për gjithçka ka ndodhur në Korçë, e fitoi Plaku. Një gol i "rrëmbyer" në Korçë me shumë mjeshtëri dhe dinakërinë e një sulmuesi, Plaku arriti ta nxjerrë Kamzën me një pikë nga përballja me skuadrën, që tashmë ka të paktën një rival që di ta ndalë. Në takimin e javës së 11të, Skënderbeu nuk ka marrë më shumë se një pikë në shtëpi përballë Kamzës, e cila konfirmon edhe një herë surprizën e fazës së parë. Goli i Radasit nga goditja e dënimit u zhvlerësua nga ish-i Plaku, por distanca e kryesimit u jep korçarëve luksin për të mos e bërë dramë. Kamza konfirmohe­t si skuadra që ka ndalur të mëdhatë dhe i ka përballur më së miri duke iu marrë pikë rregullish­t.

PJESA E PARË - Kamza e nis me vrull, ndërsa Skënderbeu di të mbajë frenat e lojës. Goditja e Takut, në minutën e tretë, ishte shumë pak për të frikësuar Kamzën, e cila kundërpërg­jigjet me një rast me Raçiçin në të 18-ën, por goditja e këtij të fundit parakalon pasqyrën e portës. Në mesin e pjesës së parë, Radas do të japë sinjalin e parë të rrezikshëm, por Halilaj është me fat sepse sfera përkëdhel rrjetën e jashtme të trekëndësh­it. Katër minuta më vonë, Raçiç shpërdoron shansin artë pas kromimit të Plakut me një devijim që nuk përfundon në kuadrat. Korçarët imponojnë me rastet e rrezikshme dhe është një aksion me Takun e Vangjelin nga e djathta, por Frashëri bën heroin duke larguar sferën në momentin e fundit që Gavazaj do "t'i shtangte". Korçarët do t'i ndalë traversa në të 40-ën pas goditjes me kokë të Soues.

PJESA E DYTË - Skënderbeu shton ritmin dhe Muzaka udhëheq si duhet. Në fillim një dyluftim shpejtësie i fituar, pasim për Soue, por ky i fundit nuk e shfrytëzon. Dy minuta më vonë, në të 50-ën, vrapon sërish më shpejt se të gjithë, por është radha e Takut që t'i shpërdoroj­ë një shans. Në të 64-ën, Radas sinjalizon sërish Halilajn, por portieri ka fatin me vete. Sfera përfundon fare pak jashtë kuadratit. Dy minuta më vonë, kroati shpaguhet për tentativat. "E treta, e vërteta" në një

goditje dënimi në afërsi të zonës. Duke përfituar nga muri dhe vendosja e gabuar e Halilajt që priste kromimin, mbrojtësi e dërgon sferën në cepin e majtë të portës dhe realizon. Festë në Korçë dhe dedikimi shkon për Vangjelin që është bërë baba për herë të dytë. Mirëpo, trajneri Ndreu nuk dorëzohet dhe përzgjedh të gjitha kartat sulmuese për të tentuar deri në fund. Ymeraj e më pas Fukui nuk ndryshojnë asgjë në rezultat me tentativat e tyre. Mirëpo, Plaku është në "habitatin" e tij dhe bën atë që u pëlqen të gjithë korçarëve, të shënojë. Një krosim i gjatë nga gjysmëfush­a e

Kamzës gjen të pavëmendsh­ëm Halitin që nuk merret vesh me Shehin, por sulmuesi devijon sferën drejt rrjetës dhe barazon. Hidhërim për korçarët, pikërisht nga sulmuesi që vazhdojnë ta duan. Ai barazon sfidën, tregon edhe një herë vlerat, i jep një pikë të artë Kamzës, por respekton ambientin: Ngre duart duke kërkuar ndjesë dhe duke mos festuar për golin. Në fund, Kamza tregoi edhe një herë se është e vetmja skuadër në Superiore që di të ndalë korçarët, ndërsa Skënderbeu ka supremacin­ë e duhur në kampionat për të mos bërë dramë as dy pikë të lëna në shtëpi…

 ??  ?? SKËNDERBEU-KAMZA 1-1
Çast nga ndeshja e luajtur dje në Korçë
Foto: KF Skënderbeu
SKËNDERBEU-KAMZA 1-1 Çast nga ndeshja e luajtur dje në Korçë Foto: KF Skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania