Panorama Sport (Albania)

Tirana, një afrikan kthehet në mister

Erdhi me bujë, por riaftësimi i mesfushori­t kërkon ende kohë

- Adela Merko

Hardi Binguila mbetet jashtë. Shpresohej që në mesin e këtij muaji të niste stërvitje me grupin, por më kot. Zyrtarisht procesi i riaftësimi­t të tij kërkon ende shumë kohë. Por, a është e gatshme Tirana që ta presë kjo mbetet për t'u parë. Erdhi me bujë të madhe në merkaton e verës...

Hardi Binguila mbetet jashtë. Shpresohej që në mesin e këtij muaji të niste stërvitje me grupin, por më kot. Zyrtarisht procesi i riaftësimi­t të tij kërkon ende shumë kohë. Por, a është e gatshme Tirana që ta presë kjo mbetet për t'u parë. Erdhi me bujë të madhe në merkaton e verës, madje u cilësua si pasardhësi i Merveil Ndokyt, por në fushë ende nuk e ka parë askush, madje as vetë Ze Maria. Debutoi në Pogradec, ku luajti vetëm 20 minuta si zëvendësue­s, dhe e nisi si titullar me Besën (për ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës), por rezistoi vetëm 32 minuta pasi pësoi tërheqje. Një dëmtim që vazhdon ta mbajë të diferencua­r

nga pjesa tjetër e grupit, paçka se hera-herës vihet nën urdhrat e stafit teknik. Por, sapo të gjithë shpresojnë dhe mendojnë që "ia doli", mesfushori ndien sërish shqetësime. Dëmtimi "i mistershëm" ka filluar që të lodhë stafin teknik, pasi një alternativ­ë më shumë në mesfushë do t'i bënte realisht punë,

sidomos kur dihet që skuadra e tij ka një kalendar të ngjeshur nga kampionati te Kupa, por mbi të gjitha edhe objektivat madhore. Të dhënat kurrsesi nuk i mungojnë dhe jo më kot ka qenë pjesë e Okserit në Franë. Madje, klubi e vlerësoi duke i dhënë numrin "10", fanellë që e ka mbajtur një emër i madh si Devi

Muka. Por kjo uniformë mbetet ende në hije, edhe pse janë zhvilluar plot 8 javë kampionat. Në klub, në fakt, e cilësojnë si një investim të vyer, por që frytet ende nuk po i shohin, pasi fillimisht lojtari duhet të zbresë në fushë dhe të bindë gjithkënd për vlerat e tij, që shumëkush mund t'i ketë parë vetëm në DVD. Pastaj dyshimet shtohen nëse dëmtimi i lojtarit është i hershëm. Edhe pse i ka zhvilluar paraprakis­ht që të gjitha vizitat mjekësore, frika ekziston. Dhe Tiranës po i kushton jo pak kongolezi, i cili, prej fundit të shtatorit, është shndërruar në një "shikues" luksi, pasi paga e tij mujore është afro 4 mijë dollarë. Logjikisht që prej ardhjes së tij po mbyllet edhe muaji i tretë (shtator, tetor dhe nëntor), ndaj për 52 minuta bardheblut­ë e kanë paguar afro 12 mijë dollarë fantazisti­n. Sesi do të veprohet me të nuk dihet, megjithatë gjasat janë që as për Shënkollin të jetë gati.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania