Panorama Sport (Albania)

Heroi me hajmali, Kamza dhuratë speciale për ditëlindje­n e Qarrit

Të veçantat/ Frashëri i sfilitur, Idrizaj ngushëllon

-

Takimi i djeshëm ka pasur disa momente interesant­e gjatë dhe pas ndeshjes, në episode të caktuara apo edhe ndjesi të ish-lojtarëve të Skënderbeu­t. Gazeta rendit disa nga këto momente.

-Kanë qenë më shumë se 20 tifozë VIP të Kamzës që e ndoqën nga tribuna qendrore këtë takim. Si zakonisht ndeshjen e kësaj jave e kanë ndjekur së bashku presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, i shoqëruar nga zv. presidenti Arlind Boshku dhe kryebashki­aku Sotiraq Filo. Që të tre, të mërzitur nga barazimi, janë larguar menjëherë nga stadiumi. Pranë presidenti­t Takaj ka qenë edhe Naim Qarri, presidenti i Kamzës, si dhe Xhelal Mziu, kryebashki­aku i Kamzës. Presidenti Qarri kishte dhe ditëlindje­n dje. Nuk kishte urim më të bukur për të se ai që i ka bërë ekipi sesa një pikë në Korçë përballë Skënderbeu­t. Qarri ka marrë urimet e ekipit dhe është larguar më pas me një dhuratë të bukur: pika e marrë në Korçë.

- Katër ish- futbollist­ë të Skënderbeu­t kanë qenë në fushë me fanellën e Kamzës. Plaku, Fukui, Idrizaj dhe Frashëri.

- Një banderolë speciale dedikuar Sebino Plakut është hapur në tribunë në fillim të pjesës së dytë të takimit. Baneri me emrin e sulmuesit i ka sjellë fat Plakut që ka gjetur rrugën e rrjetës.

-Enis Gavazaj ka hequr dje maskën për herë të parë. Lojtari ka hyrë në fushë pa mbrojtësen e fytyrës.

-Në fund të takimit, Suad Sahiti është përplasur frikshëm në tokë dhe është kërkuar që ambulanca të jetë prezente edhe pas ndeshjes. Mjekët, nuk e panë të nevojshme dërgimin në spital.

-Një dedikim special i golit të Marko Radasit ishte për Kristi Vangjelin. Mbrojtësi bardhekuq ka marrë një lajm të madh, teksa është shtuar me një fëmijë tjetër që gëzon shëndet të plotë.

-Ramadan Ndreu, trajneri i Kamzës, nuk është ulur për asnjë moment në pankinë. Madje nuk ka qëndruar asnjëherë brenda vijëzimeve të pankinës, por preferonte të qëndronte jashtë saj. E veçanta është se sa herë arbitri i katërt shkonte për ta këshilluar, kishte lumë ofendimesh nga tribuna e tifozëve të Kamzës. Edhe në momentin e golit të Plakut, kur i gjithë stoli hyri në fushë, arbitri i katërt kërkoi ndihmën e kryesorit Beqiri që të normalizon­te situatën. Natyrisht kjo u shoqërua me sharje.

-Në fund të takimit, qoftë Frashëri ashtu edhe Idrizaj, i kanë thurur elozhe Skënderbeu­t. Madje Frashëri, me miqtë e tij pranë stadiumit, u ka treguar se ishte i sfilitur. "Jam i këputur, shumë i lodhur. Skënderbeu nuk ka lidhje me asnjë ekip tjetër në Shqipëri. Sot (dje) e pashë që duhet të jepje 200% që të mund të përballoje furinë e tyre, ndryshe nga ekipet e tjera që kërkojnë titullin. As kanë lidhje. Këta të Skënderbeu­t nuk merren vesh nga të vijnë dhe nga e çojnë topin". Idrizaj në krahun tjetër, pasi pyeti për diferencën 7 pikë, u shpreh me ish- shokët. "Hajde mos u mërzisni se diferencat janë të mëdha. Sërish jeni të parët".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania