Panorama Sport (Albania)

"Radas e gjeti vrimën, jemi super! Me Raçiç jam OK"

-

Barazimi i dytë në po kaq përballje me Skënderbeu­n është tregues i qartë i formës që ka Kamza dhe faktit që ndërtimi i ekipit është bërë në mënyrë të tillë që është shumë e vështirë për ta mundur, cilido qoftë kundërshta­ri. Për trajnerin Ramadan Ndreu, në deklaratën e dhënë për "Super Sport", goli i Radasit është pësuar në mënyrë të habitshme. Ai ka shpjeguar sekretin e Kamzës. BARAZIMI - "Në përgjithës­i ishte lojë e mirë, sidomos në fazën mbrojtëse. E kishim vështirë të sulmonim, sepse skuadra e Skënderbeu­t ka nivel. E kishim ndërtuar strategjin­ë që, në qoftë se Skënderbeu të linte një hapësirë, ta ndëshkonim. Pësuam një gol të habitshëm. Gjithsesi, ai është një lojtar cilësor dhe, në momentin që u hap barrikada, e gjeti vrimën". BESIMI - "Nuk u dorëzuam dhe deri në fund besuam se mund të merrnim pikë. Jemi në rrugën e duhur. Në momentin e pësimit të golit, nuk kisha se çfarë të ruanim në mbrojtje, futa në lojë lojtarë sulmues që realizuan shumë mirë detyrat. Një pasim shumë i saktë i Idrizit për Plakun, i cili kuptohet se është në superformë. Jam i kënaqur, sepse deri në sekondën e fundit, lojtarët nuk dorëzohen. Në të gjitha ndeshjet kemi marrë gola dhe kemi arritur ta kthejmë rezultatin". SEKRETI - "Skuadra është në rritje, sepse ka lojtarë që janë të etur për të ecur dhe për të fituar. Kryesorja është që janë djem të dëgjueshëm dhe me karakter. I falënderoj". MBËSHTETJA E SKUADRËS - "Deri në këto momente jemi super. Mbështetja e kryetarit të bashkisë, bashkë me presidenti­n na jep qetësinë. Në çdo ndeshje kemi marrë premio. Jam i bindur që me këta lojtarë do ecim mirë. Sot (dje) kishim një mungesë shumë të rëndësishm­e si Fushtar, gjithsesi ky grup do të ecë mirë". OBJEKTIVI - "E rëndësishm­e është që morëm pikët që duhen për të mos rënë nga kategoria, por nuk kemi siguruar asgjë. Ky kampionat është shumë i fortë, në çdo moment rrëshqet në fund nëse gabon. Por nëse ecim me këto hapa, mund t'i afrohemi Europës". PËR RAÇIÇ - "Raçiç na ka ndihmuar shumë gjatë këtij sezoni dhe e vlerësojmë si lojtar. Nuk ndodhi asgjë te zëvendësim­i. Kur pashë që Skënderbeu nuk po na rrezikonte aspak me topat në ajër, mendova që të fusja një lojtar të shpejtë. Mes meje dhe Raçiçit, gjithçka është OK", është shprehur trajneri Ndreu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania