Panorama Sport (Albania)

Karimi "tërbon" trajnerin, tifozët sfidojnë shiun

-

-Rreth 300 tifozë kanë ndjekur ndeshjen e djeshme mes Teutës dhe Vllaznisë. Nuk ka munguar grupimi "Djemtë e Detit", ndërsa nuk janë të pranishëm tifogrupi më i ri "Marinsat". Shkak për këtë është ecuria negative e ekipit më fazën e parë, por pas dy fitoreve rresht pritet që ata të rikthehen sërish në krah të ekipit. Ultrasit e pranishëm kanë sfiduar reshjet e shiut duke mbështetur masivisht ekipin. -Ajo që ka rënë në sy dje, ishte prania e paktë e forcave të rendit në shkallët e stadiumit, kjo pasi ndeshja nuk paraqiste rrezikshmë­ri për trazira. -Goli i shënuar nga Çyrbja ka sjellë festë në tribunën e durrsakëve, ndërsa pak minuta më pas, trajneri Magani ka pakënaqësi për një ndërhyrje të gabuar të lojtarëve të tij në hyrje të zonës. Trajneri u ka kërkuar futbollist­ëve që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur goditjet e dënimit në pozicione të volitshme, ku kundërshta­ri mund të ndëshkonte. -Trajneri i Vllaznisë Gjoka ka qenë shumë energjik dhe gjatë gjithë ndeshjes ka qëndruar në këmbë duke udhëzuar skuadrën në çdo aksion, madje edhe në minutat shtesë duke besuar te një barazim i mundshëm. -Magani i bërtet Karimit pas një kundërsulm­i: "Po ç'punë ke me qendrën mo? Merr krahun!", duke ja bërë me shenjë. Trajneri gjithashtu u kërkon lojtarëve që të mbyllen dhe të jenë më afër njëritjetr­it.

-Gjoka u bën me shenjë lojtarëve të tij të dalin me shpejt në sulm, teksa shfaq shenja pakënaqësi­e pas çdo vendimi të arbitrit kryesor. -Zv/presidenti i Teutës, Ardian Bardhi, nuk ishte prezent në stadium, ndërsa si gjithmonë, presidenti Edmond Hasanbelli­u e ndoqi ekipin nga tribuna VIP së bashku me administra­torin e Vllaznisë, Gjyrezin, dhe drejtues të tjerë të dy ekipeve.

-Edhe pse në situatë jo të mirë, rreth 30 tifozë shkodranë kishin udhëtuar nga qyteti verior për të mbështetur skuadrën e tyre.

D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania